Eshtë koha për tu kënaqur
me ritëm e një super projekti
që sapo ka ardhur nga artisti prishtinas Bardhi Beselica,
e për tu larguar nga stresi i këtyre ditëve jo të mira. Kënga quhet “Lulije” dhe sapo është publikuar në kanalin e këngëtarit me një video të bukur realizuar nga Urban Graphics, me muzikë dhe tekst punuar nga Nurtel. Bardhi i cili është mjaft aktiv dhe i kërkuar nëpër dasma dhe ahengje të ndryshme ka 12 vite që merret me muzikë ndërsa ky është videoklipi i tij i dhjetë ku ne ju ftojmë ta ndiqni pasi kënga është mjaft e bukur.