Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Karantina dhe shtëpia rrëmujë prej fëmijës? Nuk je i vetëm, por je fatlum!

Nga Marsida Simo, sociologe!

Ndoshta nuk tingëllon normal të theksosh që një shtëpi e mbushur plot me lodra fëmijësh të bën të jesh fatlum. Për këtë dua të përmend një shprehje të më të vjetërve:

 “Lum ai që e ka shtëpinë rrëmujë e më zëra fëmijësh se sa një tjetër të rregulluar dhe bosh.”

Advertisement

Sa herë që fëmija juaj po e kthen shtëpinë përmbys dhe  jeni gati të skuqeni nga nervozizmi kujtoni këtë shprehje. Ne të rriturit të lodhur nga detyrat tona, harrojmë të mendojmë si fëmijët. Gjykojmë dhe duam që ata të jenë të urtë dhe të palëvizshëm sikur ne. Jo vetëm që është e pamundur, por është e shëndetshme për ta që të luajnë dhe të argëtohen.

Hiqini disa lodra

Sidomos në këto ditë të vetë izolimit shtëpitë e secilit prej nesh mund të konkurrojnë se cila është më e rrëmujshme. Epo shumë mirë, sepse brenda katër mureve fëmijët po përpiqen të ndërtojnë lojëra të reja. Madje edhe ju prindër përfshihuni në këto lojëra dhe argëtohuni sa të mundeni.

Që të reduktoni lodrat rreth e qark, prezantoni fëmijës vetëm disa prej tyre herë pas here. Të gjendur para shumë lodrave ata edhe nuk janë të fokusuar. Po ashtu kujdes me lodrat që mund të jenë të rrezikshme kur thyhen apo janë fare të vogla.

Rregulloni 

Dhe në fund të ditës mos harroni. Nxisni fëmijën që t`i mbledhë të gjithë lodrat dhe t`i vendosi në vendin e tyre. Edhe pse të nesërmen në mëngjes rrëmuja do të nisi sërish, lodrat duhet tëmblidhen. Në fillim bëjeni bashkë pastaj lëreni vetëm me mbikqyrje.

Prindër, e di që duhet shumë durim, por përmendjani vetes që jeni fatlum që keni shtëpinë me fëmijë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vajza në vijën e parë të luftës me Covid-19 në Gjermani, emocionon Irini Qirjako: I bëj koncerte nga telefoni

Next Post

Shkencëtari i cili parashikoi rezultatin e epidemisë në Kinë, dha një parashikim për të gjithë botën…

Advertisement