Në një depo në Shën Petersburg,
punonjësit e Shërbimit Federal për Mbikëqyrjen Veterinare
dhe Fitosanitare gjetën insekte të gjalla në një grumbull të madh karafilash tё eksportuara nga Kolumbia.
Sipas ekspertëve, lulet e rrezikshme u gjetën gjatë karantines sё kontrollit fitosanitar.
Rezultatet e studimeve laboratorike treguan se një lloj dёmtuesi i rrezikshëm jetonte në karafila
Sipas departamentit, lulet me origjinë kolumbiane u sollën nga Letonia. Lulet ishin të destinuara me shumice për nё Shën Petersburg.
Pretendohet se lulet e infektuara mund të ishin pjesё e një kompanie lulesh pёr shitjen me shumicё.
Në përputhje me standardet për të siguruar karantinën e bimëve, pronari vendosi të “zhduk” mbi 1950 karafilë.
Kujtojmë që në fund të marsit, më shumë se 500 trëndafila të infektuar dhe mimoza u dorëguan në Shën Petersburg nga Letonia. Meqenëse lulet ishin me insekte, u vendos që të zhdukeshin.
Pergatiti: Blerina Mahmutaj