Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Në karantinën e Artela Brahimit; Këngëtarët janë më të dëmtuarit nga kjo situatë
Deputetja Evis Kushi: Jam natyrë optimiste dhe në çdo vështirësi e shikoj një mundësi; Më ka marrë malli të përqafoj prindërit
Të punuarit nga shtëpia me fëmijët vërdallë! Nga Jeta Toçila Dedja

Deputetja Evis Kushi: Jam natyrë optimiste dhe në çdo vështirësi e shikoj një mundësi; Më ka marrë malli të përqafoj prindërit

Deputetja e partisë socialiste në Elbasan,

Evis Kushi është prej ditësh e izoluar.

Ajo përveç angazhimeve në seancat parlamentare është edhe pedagoge, dhe në këtë periudhë po jep mësim online.

Advertisement

E ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, Kushi ka treguar më shumë për përditshmërinë e saj dhe jo vetëm.
“ Në dukej jemi në shtëpi dhe njerëzit mendojnë që kemi kohë. Nga njëra anë kemi seanca parlamentare dhe puna në komisione vazhdon online. Unë jam pedagoge, ndaj vazhdoj edhe mësimin online. 100% nuk e ka efektin në krahasim me atë që kisha menduar, jam e habitur nga studentët. Pjesa më e madhe janë aty, aktivizohen dhe detyrat i sjellin. Nuk e ka efektin dhe efiçencën maksimale. Teknologjia na i ka mundësuar të mos ngelemi mbrapa.”
Deputetja Kushi ka komentuar gjithashtu mbi masat e qeverisë, të cilat i ka cilësuar si të duhura dhe efikase. Pavarësisht demit të madh ekonomik që ka shkaktuar izolimi masiv, ajo është shprehur se prioritet për të është jeta dhe shëndeti i qytetarëve.
“ Më vjen shumë mirë që qeveria dhe grupi ekspertëve kanë pasur prioritet jetën e qytetarëve. Mbyllja do japi pasoja në ekonomi dhe flitet për një recesion global. E rëndësishme është jeta e njerëzve. Ekonomia do të ngrihet edhe për disa muaj po jeta nuk kthehet pas. Fakti që pasojat që pati kjo pandemi në Shqipëri ishin pak më të lehta në vendet e tjera, si dhe masat u morën në kohën e duhur dhe të plota. Nuk jam eksperte por për mua e rëndësishme ishte jeta dhe shëndeti i njerëzve.
Ajo gjithashtu ka rrëfyer për publikun se si e po e kalon këtë periudhë, e cila sipas saj ka shërbyer për tu lidhur më shumë me familjen e saj.
“ në dukje jemi në shtëpi dhe duket sikur kemi kohë të lirë. Pritshmëritë që ka familja nga nëna, që nga gatimi, punët e shtëpisë etj. Vajzat vazhdojnë mësimet online dhe vajza e vogël që është në klasën e dytë e ndihmoj e mbështes 2 orë në ditë dhe me detyrat online. Kërkon shumë kohë dhe angazhim. Si natyrë jam optimiste dhe në çdo vështirësi e shikoj një mundësi. Këtë periudhë e kam parë si një mundësi për të qëndruar afër njëri -tjetrit. Gjatë kësaj periudhe kemi eksperimentuar receta nga më të ndryshmet dhe të reja, ka patur momente të bukura në familje. Ka vlejtur si kohë për dashurinë, për të ndenjur pranë.
Evisa ka treguar se nuk I ka vizituar prej shumë ditësh prindërit dhe se i mungon pa masë një përqafim I ngrohtë prej tyre.
“Gjëja që më ka marr malli është të përqafoj prindërit e mi. Unë nuk banoj shumë larg mamit dhe babit dhe rri te oborri dhe mami del te ballkoni dhe shkëmbejmë një bisedë të vogël. Më mungon përqafimi i prindërve.” – ka përfunduar ajo.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Në karantinën e Artela Brahimit; Këngëtarët janë më të dëmtuarit nga kjo situatë

Next Post

Të punuarit nga shtëpia me fëmijët vërdallë! Nga Jeta Toçila Dedja

Advertisement