Ai është një këngëtar i njohur shkodran,
artist i dekadave, që në vitin 1986 kur nisi të këndojë
dhe me grupin e tij që performonin nëpër gëzimet familjare.
Flasim për këngëtarin shkodran Rrok Gjergji që pas shkëputjes nga viti 91 e deri në 2000 u rikthye për të mos iu ndalur muzikës popullore duke qenë mjaft i kërkuar në gëzimet familjare. Hapave të tij si krah i djathtë iu bashkua edhe vajza e talentuar, tashmë këngëtare e mirënjohur Gentjana Gjergji e më pas edhe djali Rolandi. Rrok Gjergji sapo ka publikuar projektin më të ri muzikor me titull “Kur po vjen prapë ajo verë”, një këngë kurbeti e me një temë aktuale ku çdo shqiptar e gjen veten kurdoherë e sidomos në këto ditë të vështira.
Kënga ka ardhur me klip dhe po ecën mjaft mirë ndërsa ia vlen që ta dëgjoni.