Shqipëria këto ditë ka marrë
vetëm falenderime dhe mirënjohje
për mbështetjen që po bën për fqinjin e saj italian në këto ditë shumë të vështira të shtetit përtej adriatikut.
Jo vetëm dërgimi i 30 mjekëve për të ndihmuar kolegët e tyre në frontin e parë duke luftuar me virusin covid 19, ka bërë që të emocionojë shumë Italinë por edhe mbështetje simbolike duke ndriçuar sheshet kryesore të Shqipërisë me ngjyrat e flamurit të tyre. Rasti më i freskët i këtij gjesti simbolik
është edhe i qytetit të Laçit ku në shesh apo konkretisht Pallati i Kulturës “Kok Malçi” është ndriçuar me flamurin italian e ku në shenjë solidariteri në faqen e bashkisë së këtij qyteti shkruhet kështu ” Siamo con voi sorelle e fratelli italiani, andra tutto bene-Jemi me ju motra e vëllezër italianë, do të shkojë gjithçka mirë!”.
