Pas një udhëtimi në Amerikë,
edhe Era Rusi si shumë artistë të tjerë
është në karantinë prej 14 ditësh tashmë.
E ftuar përmes skype në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus ajo ka rrëfyer si i kalon orët brenda në shtëpi teksa ka zbuluar se tashmë nuk është më muzika që mbush ditët e saj, por lavatriccja.
“Kisha nevojë të çlodhesha, ndaj e mora si moment reflektimi për tu marrë pak me veten dhe jo si burg. Gatimin e kam më qejf dhe kam filluar të eksperimentoj më shumë. Gjëja më “funny” që ka ndodhur ka qenë lavatriçja, që nuk e kam patur me qejf shumë. E nisa me çarçafët, peshqirët. S’e kam patur frikë lavatricen, por më është dukur e vështirë, duke kombinuar copat me ngjyrat. Çdo gjë di ta bëj, por lavatriçja ishte e re. Gatimin e kam si pasion të fshehur por edhe po eksperimentoj. Dje në darkë bëra një salcë me disa lloj përbërësish dhe më doli një shije e çuditshme”, – ka përfunduar Era.
Era tregoi gjithashtu se ka qenë në një tur koncertesh dhe sapo ka dëgjuar Presidentin Trump për bllokimin e kufinjve është kthyer menjëherë në Shqipëri, pranë familjes së saj, aty ku po kalon edhe këto ditë karantinimi.