TikTok është aplikacioni,
i cili po shpërndahet,
zhvillohet në rrjetet sociale dhe po njihet nga të gjithë.
Disa përdorues janë tmerrësisht të “çmendur” pas këtij aplikacioni, për të tjerë e mërzitshme, ndërsa për disa të tjerë nuk është shumë i njohur. Grines, e nisi karrierën e tij duke sjell në Shqipëri video të ndryshme. Tashmë, ai është një personalitet i mediave sociale shqiptare dhe gjithashtu kërcimtar shumë i talentuar. Karrierën e tij e nisi në moshën 9-vjeçare, ku u bë pjesë e një talent show dhe pjesëmarrës në shumë konkurse të tjera, ku videot e tij si koreograf morën vëmendje të madhe, në rrjetin social Facebook.
Video që i solli suksese mbretit të TikTok nisi nga një video, e cila ishte trend në atë kohë, pa kaluar 24 orë ai nga 20k ndjekës arriti numri në 80k ndjekës.Grines, apo siç quhet ndryshe, tashmë, mbreti i aplikacionit TikTok u vlerësua për punën e jashtëzakonshme dhe pretendohet të arrij një konkurencë te fortë mes rrjetit social Instagram dhe aplikacionit TikTok.
Media shqiptare ka nevojë për një përmirësim, si në të shkruar ashtu edhe në të folur. Të kthejmë kokën nga problemi i sipërcituar pa e nënvlerësuar, sepse rrezikojmë të deformojmë e të prishim atë që kemi ndërtuar në breza. Dhe sot, po flasim për një shembull me pantallona, ku vlerësohet për punën jashtëzakonisht të vështirë e të sukseshme, që solli në trojet shqiptare.
Gjithashtu, duhet të theksojmë se në vitin 2019 ai organizoi eventin e parë të mediave sociale në Shqipëri TikTok Albania, e pritet që këtë vit të përsëritet, ku pretendohet se suksesi do kaloj limitet e tij.
https://instagram.com/grines_official?igshid=1tuengvdjxldj
Përgatiti: Blerina Mahmutaj