Edhe ata që janë vetëm
këto ditë në karantinë
kanë shqetësimet e tyre.
Sidomos brezi i ri e ka ndërtuar jetën më shumë jashtë katër mureve të shtëpisë, dhe tashmë ndihen si të angështuar nga kjo situatë. Një pjesë e tyre po i zgjasin orët e qëndrimit në internet, ngushëllohen me ushqime të shpejta, si dhe i janë çorientuar oraret e gjumit. Ideja që kanë kohë mjaftueshëm i bënë ata të nisim ditën vonë, por kjo është mënyra jo e duhur për të konceptuar ditët në karantinë. Nuk po detyrojmë ata që jetojnë vetëm të ndjekin orar strikt, por t`i përmbahen me përafërsi rutinës së mëparshme. Ndjekja e një ditë të programuar, i mundëson mendjes më pak ankth, më shumë siguri dhe interesa në vazhdim.
Paradite– Niseni ditën me një listë të gjërave që mund të bëni- Përgatisni një mëngjes të shëndetshëm. Konsumoheni në ballkon, pranë dritares.- Aktivitet fizik, zumba, joga etj.- Bisedë me familjarët, miqtë.- Punoni nga shtëpia, ose përgatisni materiale që mund t`ju duhen për punë edhe nëse nuk keni detyra të reja ose jeni pa punë. E këshillueshme është të krijoni një hapësirë ku të punoni. Që të jeni të përqendruar sa më shumë qëndroni në një zonë të qetë.
Dreka– Përgatisni drekën. Madje mos përgatisni edhe për të nesërmen. Mundohuni çdo ditë të jetë diçka e ndryshme.- Lexoni libra, revista, informacione.- Risistemoni dollapin duke u përgatitur për stinën tjetër- Pastroni nga pak përditë
Pasdite– Kërceni, dëgjoni muzikën e preferuar- Mësoni një recetë të re gatimi- Ndiqni kurse online- Ndiqni vizita virtuale në muzeume- Bëni lojëra të ndryshme për mendjen përmes disa aplikacioneve, craft, pikturë.- Përkujdesuni për vazot me lule.
Darka– Biseda me familjarë dhe miq- Film- Maskë për flokët, fytyrën, trupin. Pse jo, kjo është koha për përkujdes maksimal edhe për lëkurën.- Bëni orar të plotë të gjumit