Aida Shtino është revoltuar me emisionin
“Dua të të bëj të lumtur” të Arbana Osmanit,
pas një deklarate të bërë në këtë emission për të.
Moderatorja i referohet një deklarate të bërë në emisionin e 14 marsit, ku pas 53 vjetësh një burrë takoi për herë të parë nënën e tij.
I emocionuar ai thuhet se është shprehur që Aida nuk ia ka gjetur nënën e tij, por këtë mision e ka përmbushsur me sukses “Dua të të bëj të lumtur”.
Por Aida thekson në një postim në Facebook se nga 4 mijë raste të humburish të denoncuar në emisionin e saj, ky zotëri nuk ka qenë asnjëherë.
“Unë gëzohem shumë që ky zotëri e gjeti nënën biologjike, por gazetarët e emisionit që përgatisin këtë emision, duhet të investigojnë kur përmendin emisione dhe emra.
E çuditshme se në 4000 raste të humburish që kam pasur të denoncuar në emisionin tim, ky zotëria në fjalë nuk ka qenë asnjëherë!!!”
Ajo vijon të shprehet se po përbaltet emri i saj dhe i emisionit, falë të cilit janë gjetur 1600 të humbur.
Më tej Aida kritikon emisionin e Arbana Osmanit, për të cilin thotë se nuk e respekton etikën dhe ndjenjën njerëzore.
“Nëse ky është profesionalizëm s’di çtë them… Nuk respektohet asnjë kod etike dhe asnjë ndjenjë njerëzore, për të cilën ata njerëz kanë vuajtuar një jetë”, shprehet Aida.