Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Humbën jetën sot nëna dhe dy fëmijët në Ostren, Bulqizë, shkak helmimi…!

Paraditja e sotme tronditi të gjithë vendin teksa në Ostren, Bulqizë, nëna me dy fëmijët e saj humbën jetën në banesë, ndërkohë që vajza tjetër ndodhet në Spitalin Ushtarak në Tiranë, në reanimacion, për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve për Top Channel bëhet me dije se shkak i vdekjeve është helmimi, teksa akoma nuk është saktësuar nëse është helmimi nga gazi apo nga ushqimi.

Pritet që autopsia të zbardh ngjarjen e plotë.

Advertisement

Nëna ishte 45-vjeçarja Rajmonda Tola, vajza 22-vjeçarja Rudina dhe Fatjoni djali 15 vjeç.

Kryefamiljari Ylber Tola nuk ndodhej në shtëpi pasi është emigrant në Greqi.

Çfarë thoshte policia lokale në informacionin paraprak:

Në Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R.T, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali), që dyshohet se janë helmuar nga bombola gazit.

Në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjesëtar tjetër i familjes ku po transportohet për në spital.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

"Shen Valentini" vjen shumë artistikisht nga Esad Rexhepi

Next Post

U përfol se është ndarë nga Tuna, reagon për herë të parë Patrisi

Advertisement