1
-Këtu,- i thashë, sime shoqe, është një vend bosh.
Ajo drejti mjetin për te tek vendi i parkimit, pa më thënë fjalën
“mire”. Zbritëm. Tek po ecnim në trotuar, më pëshpëriti në vesh.
- E pe atë.
-Jo. Për kë e ke fjalën?
-Ajo pra, ish nusja.
-E, ç’punë, bën aty?
-Kamariere, thonë.
Vendi që më tregoi, nuk kishte të bënte aspak me ndonjë lokal
serioz. Më shumë i ngjante një lloj kjoske ngucur mes ndërtesave, se sa
biznes që të justifikonte fuqinë punëntore.
-Çdo gjë mund të jetë, por vetëm lokal s’mund të jetë. –Thashë I
bindur.
-Eshtë, dhe në kat të dytë.
Kqyra me imtësi vendin, por asgjë nuk ndryshoi në konceptin tim.
Dukej sikur kish adoptuar hyrjen e pallatit për atë lloj biznesi se sa
ndërtuar për këtë qëllim.Të jetë rekomanduar nga ata, ky vend pune? Në fakt nuk më pëlqeu. Kur gjeta kohë i shkrova shoqatës. I kisha kërkuar ndihmë për rastin. Përgjigja më erdhi ditën e dytë. “Personi që ju interesoheni u paraqit tek ne. I dhamë një afat kohor, për t’i gjetur punë.
Kur vendi u bë gati, ajo nuk pranoi të vinte”. I tregova per vendin kuvajza punonte. Përgjigja qe e shkurtër. “Njerëzit janë të lirë të zgjedhin,
sidomos kur janë mbi 18 vjet”.
Ç’të bëja më shumë!
Jo shumë kohë më parë vajza më kish treguar historinë e saj.
. . . - Si je? Kam respekt per ju. -ishte mesazhi i parë. Më kishte bërë
ftesë në fejsbuk, ndërsa unê ende nuk e kisha pranuar. Siç duket nga kjo
indiferencë më shkroi.
Priste përgjigjen time, që të vazhdonte më tej bisedën.
-Faleminderit për respektin, por ne nuk jemi takuar asnjeherë, nga
e krijove këtë konsideratë. – I shkrova, por nuk nxitova per te shkelur
konfirmimin e kërkesës.
-Ju kam parë disa herë kur kam kaluar në rugën pranë shtëpisë tuaj.
Nuk është nevoja të takohesh me njeriun e mirë, atë e tregon portreti.
Pastaj të njohin të tjerët, pas tyre dhe unë.
Vajza ishte nga një qytet verior, por dashuria fejsbuksiane e kishte
degdisur kaq larg, në një fshat kodrinor të këtij rrethi të vogël jugor.
Dashuri që kish shkëlqyer disa muaj por më pas kish ndodhur ndarja.
Këto ishin thashethemet e fshatit të paktën. Dhe ta dini se era e tyre fryn
më shpejt për fjalët e liga se sa për të mirat. Disa thoshin që nuk janë
ndarë por ikën të jetojnë në qytet, pasi pati kontradita me familjen e
djalit dhe ai e ndoqi pas, kur ajo i kish vënë kusht, o prindërit o mua. Në
këtë kontekst isha dhe unë kurioz si gjithë të tjerët.
-Ju jetoni me F.J, apo jeni ndarë?
Pyetjen ia bëra drejtpërdrejt, pa u dredhur nëpër lëpushka fjalësh të
panvojshme.
- Histori e gjatë… Po vetë…vetë jetoj…
Nga mënyra e të shkruarit me pika, kuptova disi se donte të
shkruante më gjatë.
-Mund të më shkruash pa ndrojë. Mbase ku i dihet, ndoshta
kontriboj në zgjidhjen e ndonjë problemi.
-Ok.
Ndërkohë që prisja përgjigjen, hyra në postimet e shokëve, disa
dhe autorë letrarë me krijimet e tyre. Si lexova dy poezi të një aurori, që
poston ḛdo ditë, hyra tek një pjesës romani, që autori hedh çdo të shtunë.
Lexova vetëm pak rreshta, kur u shfaq mesazhi I ri në fund të
kompjuterit. E hapa. Mesazhi ishte i gjatë.
-U dashurova marrëzisht me F.J, në fejsbuk. Kishim rreth një vit që
komunikonim rregullisht. Ndanim bashkë çaste të bukura. Gjenim citate nga faqe të tjera, që shprehnin bukur dashurinë, fjalë që përshtateshin me zemrën tonë. Ishim larg, por ndienim zemrat të rihnin fort, si të ishim fare pranë. Aq pranë sa në orët e vona të natës bënim dashuri. Ishe një ndjenjë e çuditëshme që nuk e kisha provuar më parë. Isha gati të ikja nga shtëpia nëse ai vinte në qytetin tim për të më marrë, por kisha hall se
nuk do e shihja më pragun e derës dhe as njerëzit e mi të familjes. Ma
kishin bërë të qartë më parë. Ata do ndiheshin të turpëruar nga ky
budallallek i imi. Nuk di pse dashuria qënka kaq e vështirë, kaq e
dhimbëshme, kaq mizore. Si ka mundësi të krijohej ky lloj honi i
thepisur, vetëm se doje të ndiqje lumturinë.
I kërkova të dashurit, të vinte me njerës për të më kërkuar në
shtëpi. Do paragjykohesha për këtë lloj njohje por e kisha vendosur, do
ikja e nëse ata nuk do binin dakord. Të paktën kisha bërë timen. Më
duhej të përdorja një lloj strategjie, për të pregatitur terenin e
përshtatshëm që të mos dështoja. Edhe pse me vështirësi të parën binda
mamin. Si gjithmonë ato falin. Kisha marrë kalanë e parë, por mbetej
punë e madhe për të tjerat. Dajën, mund ta bindërte e motra deri diku,
por kockë e fortë mbetej xhaxhai. Ai mbante peshën kryesore, pas
vdekjes së babait pak vite më parë. Pretendonte se i vëllai ia kish lënë
amanet fëmijët. Eshtë fjalëpak, i sertë e hijerëndë. Ndruheshim prej tij
dhe më parë, mirëpo dashuria nuk pyetka për frikë edhe sikur të jesh
pranë vdekjes, zgjedh dashurinë.
Nuk dua ta zgjas tek kjo pjesë, por për çudinë time, xhaxhai u
tregua miqësor me miqtë e largët, ndërsa dajua më i rezervuar. Gjithësesi
pranuan. Nuk kishte lumturi më të madhe se kjo. Në pak kohë dy fitore.
Ndërsa përpara kisha nje fushë të gjerë e të paanë me lule
shumëngjyrëshe,, kisha dhe honin që më priste pas kësaj lumturie, nëse
lulet thaheshin shpejt e kthehej në shkertëtirë. Kjo do vinte më vonë se
ato ḛaste dashuria m’I kishte verbuar sytë
Mesazhin e lexova dy herë. Ç’fjalë të bukura. Mos vallë dhe këto i
kish gjetur nga faqet e tjera. Jo. Ato shprehnin emocionet e saj të
përjetuara siḛ ndodh rëndom në dashritë naïve. Sidomos në dashurinë e
parë, ku përjetimi I lumturisë kalon kufijtë e marrëzisë, ndërsa zhgënjimi
të shtyn drej humnerës.
-Po të mos më kishe shkruar këto fjalë të veçanta, në fakt është
ndjenja juaj e pastër, nuk besoja per dashuri kaq të madhe në rrjetet
sociale. Të gjithë i paragjykojnë këto lloj lidhjesh, në fshat dhe më
shumë. Mos jetoni bashkë dhe nuk tregohesh e ndërgjegjëshme?
Shpreha kështu rezervën time krijuar nga thashethemet e përhapura.
Thuajse kishim shkruar në të njëjtën kohë, pasi mbërriti mesazhi tjeter,
pa lexuar ajo timin.
-Shkelqimi i diellit dashuror, nuk është se u shua përnjëherë, por
nuk di pse retë e zeza të zënkave me vjerrën, bënë që të venitej ajo
ndjenjë sublime në pak kohë. Nuk di pse donte që unë të ndihesha e
mërzitur, thuajse buzëqeshte tek sa më shihete ashtu të vrenjtur, gati për
shi lotësh. Madje bënte çmos të më sillte në këtë gjëndje. Kjo ndikoi
edhe tek ai ylli shpëtimtar qe kisha renduar për jetë të gjatë në orbitën e
tij. Isha konfuze. Jo rrallë dhe unë e teproja me fjalë. E shihja se atij nuk
i pëlqente, por ajo më bënte të dilja nga vetja. Ishte e sofistikuar. Kot
nuk bënte biznes me fjalët, me përmbysjen e filxhanit. Kishte mjaft
njerës që me dëshirë donin të gënjeheshin. Ajo e shfrytëzonte mire këtë
lloj pasioni. Në fakt dhe në lagje nuk kishte reputacion të mirë. E ndjeja,
para se të më thoshin të tjerët. Pèr këtë arsye kërkonte burgosjen time. I
vetmi territor duhet të ishte ajo e gardhit rretues të shtëpisë. Kontrollonte
çdo lëvizje timen. Nuk mund të bisedoja me askënd. Gjëndja ime
rëndohej përditë. Një lloj ndjenje neverie mu krijua për atë, mamanë e
burrit, që më kishin mësuar ta duaja si mamanë time. A mund të jetohet
me një përbindësh në të njejtin shtëpi!?
Nuk di të them se si ndodhi, por kur pashë se dikush më shkroi
fjalë të bukura, relaksuese, komplimente vlerësuese, m’u duk se diçka
ndriti në atë erësirë ku ndodhesha. Ishte një lloj drite që më ftonte për të
dalë nga tuneli i pafund e i pa anë. Adresa në fillim ishte me emër vajze,
ndoshta një përzierje fjalësh qëllimisht për tu ngatërruar. Gjithësesi, kur
u prezantua mashkull unë kisha derdhur dufin tim të dëshpërimit që
vuaja perj pak muajsh. Më pas kuptova se kisha rënë brenda. Tërheqja
ishte e vështirë. Isha në mëdyshje. Sdija ç’të bëja. Kuptova që kisha
gabuar. Isha treguar e padrejtë me burrin. Përjetoja gjëndje ankthi.
Ndihesha e lodhur, konfuze në mendime, gjendje frike, ndonjeher
mendoja se do më ikte mëndja. Personi më ftonte të shpëtoja nga burgu,
për të fituar lirinë, atë liri që e kisha ëndërruar prrj kohësh. Liri dhe
dashuri. Edhe mund ta bëja, por kësaj here nuk do shihja vertet familjen.
Ç’them dhe une! Gjithë fisin tim. Raste të tilla kishin ndodhur, dhe ata
me vetedijë e shtytynin njeriun e tyre nga gabimi në gabim. Endeshin
rrugëve të botës.
Një ditë, sa nuk fluturova nga gëzimi, kur më tha im shoq, qê do
shkonim në familje. Ishte e dyta herë gjatë atyre 8 muajve martesë. M’u
duk sikur shpëtova jo vetëm nga njeriu gardian që mbante kyçet e
dyreve të rënda të burgut, por dhe lirimi nga gjëndia e amorfe që
përjetoja. Fshiva çdo gjurmë mesazhi nga komunikimi paralel. Në fakt i
fshija në çdo komunikim, por kësaj radhe u sigurova mirë. Madje i bëra
bllok, për të mos iu rikthyer përsëri. Ndihesha e lehtësuar. E gëzuar
madje.
Ruga kaloi disi mirë.
Në darkë, erdhi xhaxhi. Si gjithmonë hijerëndë.
-Thuaju këtyre me kë ke biseduar këto dy muajt e fundit, m’u
drejtua F.J mua.. Kisha ngecur në mes tufanit me dëborë si statujë
shekullore. Ata, sidomos xhaxhai, më shihte si ujk i uritur pèr të kapur
gjahun e rastësishëm, të tjerët gjithë sy e veshë.
-Ke bërë nga këto marifete që tani ti? Zëri i mamasë qe i
pazakontë.
-Jo, mam asgjë nuk kam bërë. Ti ç’i ke këto. Ju më keni burgosur e
më kërkon llogari tani. Këta i kanë fajet…
Ai, hapi xhaketën e nxorri që andej disa fletë formati të palosura
dy herë. I hapi e i zgjati xhaxhait. Pranë tij ishte afruar dhe vëllai.
Zemërimi u lexohej nḛ fytyrë. Si lexuan dy tre faqe, mi hodhën mua
përpara. Ç’të shihja. Ishte gjithë komunikimi im me adresën e panjohur.
Kisha rënë si miu në çark. Kësaj radhe preh i shtëpisë time. Vonë shumë
vonë do kuptoja se adresa që komunikoja, ishte faqja që kishte hapur
vetë ai, dashuria e jetës time. Një lloj rrengu provokues.
Iku. Ata e falenderuan për korrektesën. Unë mbeta aty si pulë e
lagur. Mund dhe të më “piqnin në hell” që atë çast. Nuk e dija as vetë se
çdo më priste më vonë. Mund të ishte nata e fundit…
-Ḉ’ndodhi më tej? Nuk kuptoja përse ishte kthyer përsëri ne atë
qytet kur kish humbur dashurine! Mos ishte lidhur me ndonje tjeter! Apo
jetonin bashkë përsëri, por nuk donte të tregonte.
- Me fal, por po dridhem nga të ftohtit. Nuk të shkruaj dot. Dhoma
nuk ka ngrohje. Neser te tregoj më shumë.
-Në rregull. Nesër. Ti e di. - -vijon- NGA SINOT