Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Tërmeti në Turqi, pasoja tragjike. Rritet bilanci i viktimave, 12 të vdekur dhe 225 të plagosur

Gjashtë të vdekur dhe 225 të plagosur, ky është bilanci zyrtar i deritanishëm i tërmetit që goditi mbrëmjen e sotme Turqinë, me epiqendër qytetin e Elazig dhe magnitudë 6.8 i shkallës richter. Në një reagim të menjëherëshëm, ministri i Brendshëm i Turqisë Süleyman Soylu ka njoftuar viktimat e para dhe të plagosurit, ndërsa ka thënë se dhe disa ndërtesa 4-5 katëshe janë shkatërruar plotësisht.

12 persona humbën jetën, 225 njerëz u plagosën. Ndërtesa 4 -5 katëshe u shkatërruan në Elazig. Kishte njerëz që banonin në të”, ka njoftuar menjëherë pas tërmetit ministri Soylu. Ndërkohë, dhe ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar, ka thënë se tërmeti ka shkaktuar viktima, por ekipet e emergjencës po punojnë intensivisht për shpëtimin e njerëzve të mbetur nën rrënoja.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) në Turqi, u ka bërë thirrje banorëve që të mos futen në ndërtesat e dëmtuara, dhe të mos krijojnë panik. “Është e rëndësishme të mos futeni në ndërtesat të dëmtuara në zonën e fatkeqësisë. Duhet të mbyllen valvulat me gaz natyror dhe ujë dhe çelsat elektrike. Rrugët duhet të lihen bosh për ndihmë emergjente. Foshnjat, fëmijët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara që mund të kenë nevojë për ndihmë duhet të mbështeten”, thuhet në njoftimin e AFAD.

Advertisement

Përpos fatkeqësisë, profesori i njohur Şükrü Ersoy ka dhënë një lajm të rëndësishëm për banorët në zonat e prekura në Turqi. Profesor Ersoy është shprehur se lëkundjet e sotme mund të jenë të rëndësishme për ditët në vijim pasi mund të jetë çarë korja e tokës dhe të jetë çliruar energjia e akumuluar prej vitesh.

“Ky tërmet është i rëndësishëm. Mund të ketë çarë koren e tokës. Në këtë kuptim, një sasi e madhe energjie është shteruar”, ka thënë ai. Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë u ka bërë thirrje banorëve të kenë kujdes nga temperaturat e ulta, nën -4 gradë celcius dhe nga ngricat që pritet të nisin në orët në vijim. Mijëra banorë kanë dalë jashtë banesave të tyre, disa si pasojë e shkatërrimit të tyre e të tjerë nga frika e paslëkundjeve.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Anton Palakoj, me shumë pasione por gjithmonë për një Shqipëri natyrale

Next Post

Robert Berisha për gratë: “Sa më shumë gabime bëni aq më shumë dashnore kanë burrat tuaj”

Advertisement