Ditën e djeshme ka nisur një konflikt
i ri mes dy personazheve të njohur.
Bëhet fjalë për dy aktorët Drilon Hoxha dhe Rezart Veleshnja.
Gjithçka filloi nga një deklaratë që Rezarti bëri duke thënë se ai do të largohet nëse Drilon Hoxha është i pranishëm në panelin që po diskutonte kinematografinë në vend. Ai tha se përmendja e Hoxhës e ul nivelin e bisedës. U desh të prisnim vetëm pak për të kuptuar se çfarë mendonte Drilon Hoxha për deklaratën që kolegu i tij kishte bërë për të. Me anë të një postimi në Instagram Hoxha reagon duke thënë se: “Ndërkohë që po jepja intervistë për punën time, në dorën që kisha në xhep më erdhi një video nga një aktor “i madh””, tha ai duke ju referuar një videoje që i kishte dërguar Veleshnja ku e pyeste pse nuk ishte dhe ai në posterin e “Dashuria s’mjafton”. “Pse s’më ke nxjerrë te posteri fare ti mua? Ik o Drilon, ik. Se e kam fajin unë, je në rregull ti,” i thotë Rezarti Hoxhës. Me këtë video, Drilon Hoxha na rikujtoi dhe njëherë që Rezarti ka qenë pjesë e njërit prej filmave të krijuar nga ai.