Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Mjekra e meshkujve sinonim i mikrobeve? Ka më shumë se tek qentë! Ja studimi që do t’ju habisë

Djema siç duket ka një problem të madh

që lidhet me higjenën e qimeve të fytyrës ose mjekrës.

Sipas një studimi, ka më shumë mikrobe të fshehura në mjekrën mashkullore sesa në qimet e një qeni.

Advertisement

Klinika Zvicerane “Hirslanden” kreu një studim në të cilin u analizuan mjekrat e 18 meshkujve të moshës 18 deri në 76 vjeç dhe qimet (e qafës, për të qenë të saktë) të 30 qenve. Sasia e baktereve të gjetura në mjekrën e meshkujve ishte dukshëm më e lartë se ajo që gjendej tek siperfaqja me qime e qenve. Mund të duket e pabesueshme por ja që është kështu. Studimi u drejtua nga profesori Andreas Gutzeit, i cili doli në këtë përfundim: “Bazuar në këto rezultate, mund të themi se qentë janë më të pastër se burrat me mjekër”. Për ata që nuk e dinë ekziston edhe një “Front për lirinë e mjekrës”. Themeluesi i saj quhet Keith Flett dhe u bashkua menjëherë nga disa tabloide britanike pasi u bë publik lajmi për higjenën e dobët që lidhej me mjekrën mashkullore. Flett tha edhe diçka tjetër të vërtetë: papastërtia është kudo, madje edhe në shumë pjesë të tjera të trupit të njeriut: “Nëse analizojmë flokët ose duart e njerëzve, unë mendoj se do të gjenim shumë gjëra të pakëndshme.”
Për më tepër, mbështetësi i “mjekrave të lira” thotë se studimet e këtij lloji ushqejnë atë fobi pak ose aspak të njohur por ekzistuese që quhet pogonophobia, ose ndryshe frikë nga mjekra. Ku të çojnë rezultatet e këtij studimi? Në një kthim të fytyrave të lëmuara? Shumë gra shpresojnë sinqerisht që mos jetë kështu. Në fytyrat e disa burrave mjekra duket vërtet shumë mirë. Duhet vetëm pak më shumë vëmendje për higjenën personale dhe, jemi të sigurt, mikrobet do të ulen.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Avioni merr flakë në ajër, humbin jetën basketbollisti i famshëm Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare!

Next Post

Shpërthen Alfred Trebicka: Tregu i kinemasë shqiptare është i mbushur me sharlatanë

Advertisement