Harry dhe e shoqja,
Meghan Markle shkaktuan një tërmet të vërtetë
në familjen mbretërore britanike me vendimin e tyre për t`u shkëputur prej saj.
Mbretëreshës Elisabetë, sic thonë burime pranë saj, nuk po “i del e keqja“ prej largimit të tyre.Po të kujtohemi mirë në fakt, monarkja e trajtoi mjaft ngrohtë Meghanin që kur u shpall zyrtarisht fejesa e saj me nipin. Edhe në publik ato shiheshin mjaft të qeshura me njëra tjetrën, e në ndonjë rast, dukej sikur e kishin anashkaluar ca Kate-in.
Por tani, “nusja e madhe“ është rikthyer sërish në favorite të mbretëreshës. Kjo e fundit i bëri një dhuratë të vecantë.
Mediat britanikë shkruajnë se i ka dhuruar në mënyrë simbolike çelësat e pallatit mbretëror ‘Buckingham Palace’, një gjest i rrallë ky. E në fakt, nuk është dhe aq simbolike sepse e ka lejuar edhe të organizojë një festë për ditëlindjen e saj, në pallatin mbretëror.