Filmi “I Love Tropoja”
është një nga filmat që ndoshta 90%
e shikuesve shqiptarë mezi e presin të transmetohet në ekranin e madh të Pallatit të Kongreseve.
Një prej tyre është edhe gazetarja e “Ftesë në 5” në Top Channel, Denisa Çerma. Ajo ka publikuar në llogarinë e saj në Facebook përkrah një fotoje nga traileri i filmit, një gafë që i paska shpëtuar të gjithë produksionit. Çerma ka kapur një detaj të cilin e sqaron deri diku me dashamirësi, por edhe me teknikë mjaft profesionale.
“I love Tropoja” (film) të them drejtën për herë të parë po pres të shoh nje film të bërë se fundmi në Shqiperi, por “kritikën” e parë për Ermal Mamaqin po e bej unë 😜
Nese e keni parë trailerin, aktori Bruno Shllaku thote : “Napim djalin, napim shpirtin dhe besën nuk e shkelim etj….”
Pooor, kjo nuk eshte gegnishtja e tropojaneve…
Tropoja thote thjesht :”Japim dhe jo napim “ siç vjen “e pakuruar” gjuhesisht në film…. 🖐” shkruan Denisa. Ajo që na bën përshtypje është se si mund t’i shpëtojë ky detaj aktorëve, disa prej të cilëve janë tropojanë? Por më tepër, çfarë e lidh Denisën me Tropojën që e “kritikoi” me kaq siguri një film që supozohet të ketë suksesin në xhep që para publikimit? Mos vallë partneri i saj?