Festivali i fundvitit ka qenë gjithmonë
në vëmendje të kritikave dhe polemikave.
Në emisionin “Vizioni i Pasdites” në ekranin e Vizion Plus me moderatore Evi Reçin në një panel për kulturën e kritikës nuk mund të mungonte edhe një diskutim i fortë për Festivalin e 58-të të këngës në RTSH.
Arbeni Skënderi si muzikant dhe kompozitor u shpreh që festivali është një dramë dhe duhet të mos bëhët për dy vite nese do duam që të ekzistojë akoma.
Ndërsa gazetarja Kozeta Kurti, duke qenë edhe pjesë e stafit te festivalit disa vite më parë u shpreh:
“E di cila është ëndrra e jetës sime për festivalin? Të gjithë, kush bën pjesë në grupet e festivalit, ka një raport të vetin me këngëtarët. Po të jem unë në festival do më thonë ti Kozeta e ke mirë me Evin, ftoje të vijë. Festivali i ëndrrave të mia është që një ditë të bukur askush të mos çohet e të vijë të ftojë askënd, të vijë kush t’i dojë qejfi, këta që kanë dalë nga talentet e reja.Të bëhët një televotim në 22:50 deri 23:15 dhe le të mos jetë festivali më i diskutuar po do jetë festivali më pak i kundërshtuar. Unë e kam thënë kam 5 vjet dhe vazhdoj ta them nëse ka një arsye që e prishi dhe e shkatërroi festivalin e muzikës është Erovizioni. Të gjithë njerëzit kanë tendencën të kapin këtë element. Nëse do të rrisnin kompesimet financiare, nëse ty do të jepet mundësia që shteti të paguante një këngë shumë të mirë, do e refuzoje!? Atëherë nuk e ke më këtë ankthin e Eurovizionit, si të shkoj para meje një njeri që ka më pak kontribute etj. Kur dëgjoj psh “Kështu e do Eurovizioni” i marr me radhë une, ai Portugesi çfarë muzike luante, grupi finlandez Hard Rock Haleluja çfarë muzike luante, Ruslana çfarë muzike luante dhe kur dëgjoj këta njerëzit kopetentë që thonë kështu e do Eurovizioni më lind natyrshëm pyetja: “Si e do, na i thoni dhe ne ta dimë si e do…”, ka përfunduar Kozeta.