Basketbollisti Kobe Bryant
dhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna
humbën jetën në një përplasje me helikopter në Calabasas, California, të Dielën në mëngjes.
Vdekja e yllit të basketbollit 41-vjeç, u konfirmua për herë të parë nga TMZ. Helikopteri mori flakë në momentin që ndodhi aksidenti, kështu që u bë e pamundur ardhja në ndihmë ndaj viktimave.
Kobe Bryant konsiderohet si një prej basketbollistëve më të mëdhenj në historinë e NBA(EN-BI-EJ) teksa është shënuesi i katërt më i mirë në këtë kampionat me mbi 33 mijë pikë të shënuara.
Në 20 vitet e karrierës së tij që i kaloi me skuadrën e Los Anxheles Lejkërs, Brajant arriti të fitojë 5 tituj kampionë të NBA, si dhe ka marrë pjesë edhe në 18 edicione të Oll Star Gejm.


Ai ka marrë edhe një cmim Oscar në vitin 2018, me filimin e animuar me metrazh të shkurtër, ‘Dear Basketball’.