I ftuar në emisionin “ Vizioni I Pasdites”
në Vizion Plus,
artisti Arben Skënderi ka sulmuar me tone të ashpra Ministrinë e Arsimit dhe atë të Kulturës.
Lidhur me temën e kulturës kritike në vendin tonë, Skënderi e adresoi problemin në instancat shtetërore, si fajtore që brezi I ri ka këngëtarin Noyzi si “emblem kulturore”.
“Shteti ka një detyrë në të gjithë këtë histori, të stimulojë me të gjitha mënyrat e mundshme për kërkesën e nesërme, që oferta të vijë nga tregu. Shteti këtu bën të kundërtën, bën producentin, i bën të gjitha. Në kulturë askush, asnjë qeveri nuk ka pasur as këllqet e as nivelin në mënyrë të strukturuar. Kam pasur një diskutim me ministrinë e kulturës dhe po diskutoja të njejtat gjëra dhe më tha që të gjithë e dimë që sot kultura kushton shtrenjtë. Pasi ma tha tre herë i thashë : “Më fal zonja minister po injorancën e ke parë sa kushton”?! Ky është problem dhe Ministria e Arsimit që ndërhyn tek përmbajtja e teksteve dhe të jetë rregullatori, gjendemi sot nëpër tekste librash që personazhi emblemë e kulturës dhe artit shqiptar është Noizy. Është në librat e shkollës, që kalamajtë shkojnë në shkollë.” Ka deklaruar Skënderi.