Kjo është historia e Enver dhe Etleva Zinës.
Të martuar prej 15 vitesh,
ata janë bekuar së fundmi me ardhjen në jetë të trinjakëve Amel, Mabel dhe Elsian.
Përmes lotëve ata rrëfyen për emisionin “ Vizioni I Pasdites” në Vizion Plus emocionet e plotësimit të endrrës së tyre të kahershme , ndonëse me kredi. ”Kemi pritur shumë, kurrë nuk i humbem shpresat… Na është dashur të marrim kredi për të bërë fertilizimin In Vitro pasi nuk I kemi patur mundësitë ekonomike më parë”, është shprehur mes emocionesh Etleva, e cila 5 muajt e fundit të shtatëzanisë I ka kaluar në spital pasi kishte komplikacione. “Deri tani paskemi jetuar nje jete boshe, pa kuptim, pa nje motiv, me zor e prisnim por nuk e kishim menduar asnjehere se cfare gezimi do te ishte. I mbaj ne duar dhe ende nuk me besohet qe jane te mite”, vijon Etleva. Të dy prindërit e rinj janë aktualisht të papunë e ndërkohë që duhet të mendojnë për të ushqyer tre të vegjëlit e tyre, ata duhet të shlyejnë edhe kredinë që morën pikërisht për të realizuar endrrën e tyre.