Të gjithë në këmbë për ndihmuar Shqipërinë,
shembull të mirë e të mirëorganizuar
po bëhet edhe nga djemtë trima,
patriotë e punëtorë në Gjermani të Shoqatës Shqiptaro-Gjermane Illyrian Eagles. Ja se çfarë kanë deklaruar ata në rrjetin e tyre social për këtë nismë:
“Dhimbjet i perballojmë së bashku 🙏
Të nderuar e shumë të dashur shokë e miq!
Siç e dini dhe ju, ka ndodhur një tragjedi e madhe në Mëmëdheun tonë të dashur në Shqipëri! Ka shumë të vdekur e të lënduar, kanë humbur gjithqka dhe më të dashuritë, janë të pambrojtur e qëndrojnë jashtë në ambiente të hapura afër dimrit! Shokët e mi e unë nga Shoqata Shqiptaro/Gjermane Illyrian Eagles organizojmë një akcion bamirësie dhe do t‘jemi shumë t‘lumtur e mirënjohës për çdo kontribut e çdo ndihmë. Ju falenderojm nga zemra, për çdo ndihmë kontribut dhe mbështetje. Zoti i bekoftë viktimat edhe të gjithë ata që ndihmojnë e ju qëndrojnë pranë nevojtarëve në këto ditë të vështira!
Ju mirëpresim të premtën më 29/11 nga ora 19 deri në orën 22 në Pneuhage
Restaurant & Café D‘ACCORD
Fiduciastraße 14
76227 Karlsruhe Durlach
Aty i pranojim kontributet personalisht dhe poashtu personalisht do të ju dërgojmë para vendit të ngjarjës ku gjinden të nevojshmit.”. Një shembull i mirë kjo inisiativë që urojmë të pasohet edhe nga shumē organizata e shoqata apo edhe individë të tjerë pasi Shqipëria ka nevojë më tepër se kurrë sot.