Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Flet sizmologu italian: Nga të tillë tërmete mund të kishte 300 viktima

Gjeologu dhe sizmologu Alessandro Amato, drejtues i Qendrës Alert Tsunami të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, tashmë ishte tronditur në Shtator: në zonë kishte patur një tërmet me madhësi 5.4.

Sizmologu Amato në një intervistë për mediat italiane foli për tërmetin tragjik që goditi Shqipërinë, ai thekson se me një forcë të tillë goditëse mund të ishin regjistruar 300 viktima.

“Me një magnitudë të tillë mund te kishte 300 viktima. Nuk mund të thuhet se “shkoi mirë”, por mund të kishte qenë edhe më keq”, – tha sizmologu italian.

Advertisement

Domethënë, kjo pritej?

“Zona ishte tashmë aktive për disa muaj, siç ishte rasti i tërmetit të gushtit në Amatrice, me madhësi 6.0, i cili u pasua nga ai i 30 tetorit me madhësi 6.5 (si ai i Durrësit). Apeninët dhe Alpet Dinarike janë dy anët e së njëjtës pllakë, pllaka Adriatik, një grup blloqesh gjeologjike që lëviz drejt veriut dhe rrotullohet në drejtim të kundërt të akrepave të orës.

Dhe pse nuk kishte termet edhe në Itali?

Pllaka përfshin 1.000 km, por është bërë nga blloqe, të cilat lëvizin një pjezës të vogël në kohe. Tërmeti i vitit 2016 në Itali përfshinte një zonë më të gjerë, duke kapur edhe Shqipërinë dhe Malin e Zi. Në 100 vitet e fundit ka pasur 7 tërmete me madhësi mbi 6. Më i forti, në 1979 në Mal të Zi: 135 viktima, 100 mijë persona të zhvendosur. Në Itali sistemi i goditjeve ndodhi në Umbria në 1997, L’Aquila 2009, Umbria 2016.

Po deti? Si nuk ka pasur asnjë cunami?

“7 minuta nga tërmeti, ne dërguam një alarm nga Qendra e Alarmit Tsunami, por atëherë nuk kishte asnjë problem dhe ne e tërhoqëm. Ndodhi sepse epiqendra ishte nëntokësore dhe jo në det.

Si do të jete situata ne ditët e ardhshme?

Sipas të dhënave statistikore do të ketë pasgoditje të tjera. Vetëm dje kanë qenë 250 dhe do të vijojnë për muaj dhe vite. Eshtë normale. Me kalimin e kohës ato zvogëlohen në numër dhe madhësi, me një ligj pak a shumë të njohur, por nëse do të ketë më të fortë, kjo nuk është për t’u përjashtuar.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Menaxheri i ri i cili shihet afër artistëve shqiptarë,i ndjekur aq shumë në instagram

Next Post

Të gjithë ndihmojnë, edhe Genc Lekaj ofron ndihmë!

Advertisement