Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Altin Sulku: Nuk ka formulë për hitet, prisni bashkëpunimin me Noizy-n

Më shumë se 20 vite në skenë me po të njëjtin sukses, ndoshta edhe shumë më tepër.

Altin Sulku për “Gazeta Intervista”

zbulon projektet e reja dhe ndan me ne disa detaje për personin përtej artit.

Advertisement

I thjeshtë, me sens humori, njeri zemërbardhë që nuk ka ndryshuar pavarësisht famës dhe suksesit. Për fansat e muzikës së tij, Sulku bën me dije se mezi po pret të bëj publik produksionet e reja e se ka ardhur koha për të lançuar një tjetër hiti me Noizy-n. Për gjithçka që ka arritur deri më sot i falet Zotit, familjarëve si dhe dashamirësve të muzikës së tij. Për të gjitha ata që i ndjekin me fanatizëm projektet e tij, zbulojmë se janë duke ardhur shumë surpriza, ndaj qëndroni gati.

“Lulija” është kënga jote e fundit e publikuar në treg, a ka gjetur pritjen e duhur në publik?

Të jem i sinqertë kur e dëgjova në fillim, në studio nuk më ngjiti dhe aq, pasi isha mësuar me këngë të tjera dhe thashë nuk do t’më shkoi ky lloj stili, por ja që ndodhi e kundërta. Ajo u bë një nga këngët e mia më të pëlqyera dhe aty m’u mbush mendja, që hiti nuk ka formulë. Janë publiku, fansat ata, që e dinë çfarë është e bukur e çfarë jo dhe falë tyre “Lulija” u pëlqye jashtë mase. Gjej rastin të falënderoj secilin prej tyre.

Altin, rreth 20 vite karrierë në skenë, çfarë do të thotë kjo për ty?

Është e vërtet që po bëj 20 vite në skenë, përpos ulje- ngritjeve, që i ndodhin çdo artisti. Për mua ka qenë dhe do të jetë një përgjegjësi shumë e madhe, jo më kot quhemi artista. Në botën e artit duhen parë gjërat me detaje.

Gjithë këto vite karrierë muzikore, çfarë kanë ndryshuar e çfarë nuk do ta ndryshojnë kurrë te ti?

Kemi parë shumë raste, që njerëzit kanë ndryshuar për shumë pak kohë. Flasim për pozicione të ndryshme në jetë, por Altini do të mbetet, po ai që ishte para se të merrej me muzikë, me pak fjalë karakterin nuk do t’a ndryshoja kurrë.

Kush ia vuri në dukje Altinit për herë të parë që kishe zë për të kënduar?

Para se të filloja si profesionist në muzikë (si i fushës), këndoja gjithmonë me miq, me njerëzit e afërt, nëpër ambiente familjare dhe më thonin Altin ke zë shumë të mirë. Jo rrallë më komplimentonin për zërin e më motivonin duke thënë: Zërin e ke shumë të ëmbël. Duhet të merresh patjetër muzikë. Në fakt, ishte dhe çështje fati kjo puna e muzikës. Në një udhëtim takova një person, që më ka ndihmuar shumë. Ishte vëllai i kompozotorit të njohur, Sokol Marsi dhe aty filloi gjithçka.

Sa e vështirë është të jesh personazh publik?

Të jesh personazh publik ka anën e mirë të medaljes, dhe atë më pak të mirë. Anë të mirë quaj pjesën e punës, bëhesh aktiv, nga aspekti ekonomik e merr goxha veten, po ashtu njihesh me njerëz të ndryshëm. E vetmja gjë më pak e mirë apo le të themi ‘e keqe’ është privatësia. Kjo pjesa e të qenit i famshëm të privon nga disa gjëra, të merr kohë nga çastet që mund ti kaloje me familjen, të bën të mos jesh rehat ndonjëherë me pjesën e vëmendjes, megjithatë e përgjithshmja e gjithë gjësë është e bukur.

Je kaq i pëlqyer nga publiku brenda kufijve por edhe jashtë, kujt ia poston gjithë meritat për këtë?

Është e vërtet, që jo vetëm në Shqipëri, por dhe jashtë saj, ku ka shqiptarë më presin me padurim nëpër koncerte dhe gëzime familjare. Bashkëkombasit kënaqen me këngët dhe vallet shqiptare. Gjithë këtë meritë ia postoj fansave, të cilët nuk ngurrojnë të më mbështesin në çdo moment. Pa ata s’do isha këtu ku jam sot.

Po të mos ishe bërë këngëtar, çfarë do ishe bërë?

Në fakt, të jem i sinqertë nuk është se e kam menduar, por më pëlqen shumë dhe piktura. Përsëri brenda artit do të isha. (qesh)

A i dëgjon këngët e tua gjatë ditës?

I dëgjoj për shumë arsye që të testoj veten, ku mund ta kisha bërë më bukur këtë pjesë ose ndoshta, në një notë më lartë mund të tingëllonte më bukur. Duhet të themi që, jo të gjitha këngët mund ti kem të së njëjtës lartësi. Disa bëhen hite, thuajse menjëherë dhe ato mund ti dëgjoj dhe më shumë.

Më thuaj sakrificën më të madhë që ke bërë për muzikën?

Sakrifica më e madhe ka qenë në vitin 2010. E lashë për 4 vjet muzikën, pasi me personin që jetoja, asokohe nuk ishte mirë me shëndetin dhe ju përkushtova asaj. Isha i plogësht, nuk kisha shpirt të këndoja. Nëse diçka do që të dali mirë, atëherë duhet t’i bësh gjërat me shpirt, kështu ndodh dhe me artistët.

Bashkëpunimet e tua me Noizyn kanë marrë dhenë në kuptimin e mirë të fjalës, janë këto bashkëpunime ato që i vunë vulën suksesit tënd?

Nuk do lija pa e përmendur. Ishte pikërisht ai, që më bëri të rikthehem në muzikë, që më dha forcë dhe më ngriti në këmbë, që të ecja.
Ishte Rigelsi (Noizy). Besoj se pa atë do ta kisha shumë të vështirë, mos them të pamundur duke parë dhe se si ndryshoi dhe stili muzikës. Deshi Zoti që bashkëpunimet tona të ishin shumë të suksesshme, megjithëse jemi dy rryma krejt të kundërta. Noizy me mjeshtërinë e tij m’u përshtat mua dhe jam plotësisht i sigurtë, që i vunë vulën suksesit tim.

Çfarë do ketë në vazhdim sa i përket muzikës, do sjellësh këngë, solo, bashkëpunim, ndoshta një album?

Muzika është jeta, puna dhe pasioni im, kështu që, do të sjell projekte të reja për fansat. Shumë shpejt do kem një këngë me videoklip me këngëtaren e mirënjohur Anila Mimanin, që gjej rastin t’a përshëndes dhe t’a falenderoj, që u bë pjesë e këtij bashkëpunimi. Më pas, do të kem një këngë solo dhe njëkohësisht po punojmë dhe për bashkëpunimin e rradhës me bishën, Noizy-n. Albumeve sikur u ka ikur moda, por ndoshta një moment mund të mbledh disa këngë që kam dhe disa të reja e mund të nxjerrë një album.

Një mesazh të fundit?

Falënderoj Zotin për gjithçka kam! Falënderoj familjen time dhe të gjithë fansat e muzikës sime! U them kurrë mos u dorëzoni, pasi me punë arrihet çdo gjë.
Ju dua!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Për herë të parë në Shqipëri, nënat shtatzëna mund ta shikojnë botën me ngjyra

Next Post

Seldi shokon me këngën e re; Këmbanat bien përsëri për Mimozën?

Advertisement