Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Dr. Artan Koni, androlog-urolog, FEBU, FEAPU, flet për gurët në veshka në moshën pediatrike

Gurët në veshka (kalkuloza renale)

janë të shpeshtë si në moshën e rritur, ashtu edhe atë pediatrike.

Në ndryshim nga të rriturit, gurët tek fëmijët kanë me shumë mundësi për të lënë pasoja në lidhje me funksionimin e veshkës.

Advertisement

Për rrjedhojë, në rast se keni dyshime për një patologji të tillë, duhet të konsultoheni me urologun pediatër afër jush.

Në vitet e fundit, guret në veshka tek femijët janë shtuar, për shkak të ndryshimit të mënyrës se të ushqyerit, jetës më sedentare sesa më parë etj. Edhe sëmundjet metabolike janë në një trend rritës në të gjithë botën. Rrjedhimisht, kjo përkthehet në më shumë fëmijë me gurë në veshka. Gurët nga çrregullimet metabolike janë një ndryshim rrënjësor midis fëmijëve dhe të rriturve. Mënyra e prezantimit të fëmijëve ne spital është e larmishme, por zakonisht koha e diagnostikimit është më e madhe se tek të rriturit. Kjo për vetë faktin se fëmijët nuk i shprehin qartë shqetesimet e tyre, dhe kjo bën që gurët të diktohen me vonesë. Fëmijët me çrregullime metabolike mund të krijojnë gurë që muajt e parë të jetës dhe shqetësimet e kësaj moshe zakonisht ngatërrohen me dhimbjet e thjeshta të barkut ose të daljes se dhëmbëve të rinj. Shpeshherë gurët shoqërohen me infeksione urinare, duke e ngatërruar mjekun në rrugën drejt diagnostikimit.

Megjithëse problemtatikat e diagnostikimit, kurimi i gurëve në veshka është më i lehtë të fëmijët. Shumica e gurëve është me një madhësi që i lejon të dalin vetvetiu. Gjithashtu edhe kanalet urinare janë me elastike në mosha të vogla. Gjatë eliminimit të gurëve, fëmijët duhen ndihmuar me sasi lengjesh të shtuara dhe medikamente për të reduktuar dhimbjen e që mund të kenë fëmijët. Duhet patur parasysh se kapja e gurit që del, duhet të jetë prioritet për prindërit e fëmijës. Guri mund të analizohet dhe të kuptohet arsyeja pse ky fëmijë formon gurë, duke bërë të mundur ndryshimin e dietës ose dhënien e ndonjë medikamenti parandalues për gurët.

Në madhësi më shumë se 6 mm, gurët e kanë të vështirë të dalin vetvetiu, rrjedhimisht fëmijët kanë nevojë për mënyra të tjera kurimi. ESWL (bombardimi i gureve) është një mënyrë relativisht e thjeshtë për thyerjen e gurëve, por përqindja e suksesit nuk është më shumë se 80%. Gjithsesi, duke qenë një mënyrë e cila mund të aplikohet disa herë njera pas tjetrës, ESWL preferohet në gurë më të vegjël se 15 mm, të cilat ndodhen në veshkë. Gurët të pozicionuar në kanalet urinare nuk janë të volitshëm për ESWL sepse komplikacionet janë të mëdha. Kirurgjia endoskopike me lazer është metoda më e mirë në gurët më të mëdhenj se 6 mm. PCNL (nefrolitotomia perkutane) është operacioni standard për gurët më të mëdhenj se 15 mm. Komplikacionet janë pak më të larta krahasuar me ESWL, por përqindja e suksesit është gjithashtu më e lartë. Gjithsesi, lloji i operacionit varet edhe nga problemet e tjera anatomike që mund të kenë fëmijët. Mund të konsultoheni me urologun pediatër për llojet e ndryshme të operacioneve dhe të vendosni më të mirën për fëmijën tuaj. Vlen të theksohet se nuk ka më operacion të hapur për gurët në veshka këto 10-15 vjetët e fundit (përveç institucioneve me mungesa në infrastrukturë e aparatura). 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

"Krom dhe luledele" nga Elsa Skënderi, libri i fëmijërisë nën kontrastet e forta të kohës

Next Post

"100 gojë bëjnë marshallah" super hit nga Luljeta Shala

Advertisement