Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Dori Hibroj: Me muzikën e lehtë marr frymë

Dori Hibroj është këngëtarja e cila sapo ka sjellë një këngë

bashkëpunim me një tjetër këngëtar Edmond Grembi,

me titull “Vajza si flutur”. Produkt i “Etheve” dhe “”X Factor” e shikon muzikën  e lehtë si oksigjen edhe pse lëvron atë populloren. Flasim më gjerë me Dorin…!

Advertisement

-Dori përshëndetje, kënga jote e fundit ka qenë një bashkëpunim me titull “Vajza si flutur”, po ecën mirë në tregun muzikor? Çfarë pretendimesh ke për këtë këngë , sepse nga klikimet duket që janë pëlqime reale?

-Përshëndetje, si fillim dua të të falënderoj ty për punën tënde të shkëlqyer dhe dinjitoze ndihem e privilegjuar  Përsa i përket këngës sime të fundit është një bashkëpunim me këngëtarin Edmond Grembi nga Myzeqeja. Një këngë lozonjare me thelb nusen e bukur si flutur. Sa i përket pritshmërive, e mira s’ka fund por rëndësi ka të pëlqehet nga publiku.

-Ke kënduar edhe një  kover në mos gaboj, çfarë të shtyu të rikëndosh “Adagion” e Lara Fabian?

-Muzika e lehtë në fakt më ka shoqëruar që në fëmijëri në festivale fëmijësh ku kam marrë çmime të para të dyta. Kam qenë pjesë në audicione të ndryshme tek “Ethet e së premtes” ku dola në 10 më të mirë. Më vonë te “X factor” ku dola në 8 më të mirë. S’e di pse më depërton në vena si oksigjen. Me muzikën e lehtë marr frymë. “Adagio”, “Je taime” e shumë e shumë të tjera perla i performoj me shumë kënaqësi.

-Ti merr mësim nga mjeshtri i muzikës shqiptare Edi Balili apo jo? Si është të punosh dhe të të vlerësojë apo kritikojë vetë Edi Balili?

– Në fakt të flasësh për Edi Balilin do duhet një jetë. Është arti vet i mishëruar të ai. Kushdo që ka pas fatin të jetë në studion e tij muzikore apo në akademinë e tij “Muza Akademi” e ka ndjerë veten se gjithmonë ka shumë për të mësuar sepse muzika s’ka fund. Përsa i përket studimeve unë kam mbaruar “Liceun Artistik” Naim Frashëri në Vlorë.

-Sipas teje, cila është rruga më e sigurtë drejt suksesit?

-Rruga e suksesit. Punë disipline edhe pse suksesi i vërtetë është  kur depërton në zemër e popullit megjithatë kam akoma shumë për të bërë.

-E konsideron muzikën të gjithë jetën tënde?

-Muzika është oksigjen për mua është qetesi shpirtërore aty gjej veten time ndihem e plotësuar. Jam shumë e dashuruar me muzikën përjetësisht.

Image may contain: 1 person, standing

-Mendon se ky është momenti i Dorit?

-Momenti s’mund ta them këtë ka shumë po shumë për të bërë. Por, për fat të keq dua t’a theksoj që është shumë e vështirë sepse arti në Shqipëri është bërë biznes. Nuk është zëri që të çon drejt suksesit për fat të keq këtu por të tjerë elementë që dihen më së miri e s’është nevoja t’i përmend. Nuk ka më krijimtari artistike të gjitha këngët njëlloj, tekstet të du më do etj etj, më vjen shumë keq por megjithatë mbijetoj.

-Në ç’gjendje të fut kënga kur e interpreton?

-Jam krejtësisht në tjetër botë…Më udhëton shumë larg, notat me depërtojnë në shpirt e unë këtë ndjesi që marr mundohem t’a përcjell.

-Kush mendon se e dëgjon muzikën tënde?

-S’mund t’a them me saktësi por mendoj se çdokush që i pëlqen zëri im mendoj se e dëgjon me kënaqësi.

-Ty vetë, çfarë të frymëzon?

-Muza ime në fakt s’është vetëm një gjë. Varet një ditë më frymëzon trishtimi një ditë tjetër një copëz lumturie herë-herë natyra frymëzimi thjesht të pushton dhe kaq!

-Sipas teje, çfarë ka më shumë rëndësi në jetë?

-Për mua në jetë ka shumë rëndësi mbi të gjitha shëndeti se pa të normal që nuk arrin asgjë. Përtej tij do thoja familja e mbi të gjitha të jesh njeri i mirë.

Image may contain: 1 person, closeup and indoor

-Çfarë relatash ke me këngëtarët/et e tjerë/ra?

Jemi në një botë aq të bukur por dhe aq konkuruese. Mund të them që me pjesën me të madhe të artistëve kaloj shumë mirë edhe pse kudo ka dhe ndonjë smirush (shaka)

-Cila është e veçanta e asaj që bën ti?

-Mendoj se çdo këngëtar ka stilinm timbrin ngjyrën e vet të zërit. Mënyrën e tij të performuarit dëshirën pasionin por mbi të gjitha ajo që të diferencon se tepërmi është se nëse je talent atëherë pjesa e veçantisë duket qartë!

-Si ndihesh pas çdo vlerësimi në koncerte apo mbrëmje të ndryshme ku je e ftuar?

-Kjo është një nga kënaqësitë më të mëdha. Ndihem mbi re edhe pse mund të kem tërë natën që këndoj e ka lind dielli, më ikën gjithë lodhja më mbushet zemra.Vlerësimi publikut i popullit është lumturia ime më jep forcë për të punuar e vazhduar më tej!

-Nëse përballë do të kishe veten, cilën pyetje do t’i bëje të parën dhe cilën nuk do t’ia bëje kurrë?

-Kjo është pyetja me e bukur. Pyetja që do i drejtoja vetes do ishte : A do dilte kjo intervistë kaq fantastike pa pak shaka brenda?! (Buzëqesh) Dhe pyetja që s’do doja tia bëja vetes është “Pse u largua kaq i ri babi nga kjo botë”? 😓

-Do të të shohim me bashkëpunime të tjera në të ardhmen apo do të vazhdosh solo?

-E theksoj që do këtë projekte të tjera por them të presim momentin se po i thash s’më bëhen. (Qesh)

-Në fund, do të shtosh ndonjë gjë që na ngeli pa thënë?

-Faleminderit për këtë intervistë të këndshme dhe sa më shumë suksese!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

7 vjeçari reperi më i vogël shqiptar quhet Aniel Cara

Next Post

Niko Komani zbulon prapaskenat e këngës “Fenix”; Si ra Tuna në pishinë...!

Advertisement