Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Armand Hasanpapaj: Franca më dha gjithçka, ju tregoj si u bëra pjesë e garës në “Top Shef”

Jo rrallëherë jemi njohur me shqiptarë

që kanë shkëlqyer nëpër botë.

Edhe rasti i Armand Hasanpapajt është i tillë.

Advertisement

Që prej shtatë vitesh djaloshi 23 vjeçar, që ushtron profesionin e kuzhinierit në Francë është cilësuar si një nga më të mirët atje. Pjesëmarrës në konkurse, siç është dhe i fundit në “Top Shef”, që ka nisur para pak ditësh, e kanë bërë atë të përballet me sfida të mëdha, që natyrisht i kanë sjellë emocione dhe rritje profesionale. Kuzhinieri tregon mundësitë që i ka dhënë Franca, shpirtin e sprovuar tanimë me përfshirjen në gara si dhe dëshirën që ka për të hapur një restorant në Shqipëri në të ardhmen.   

-Armand, para se të flasim për ty si kuzhinier, na trego diçka për veten…

-Përshëndetje! Unë jam Armand Hasanpapaj. Kam lindur në Tropojë. Jam 23 vjeç. Kam ardhur në Francë prej 6 vitesh e gjysmë, për pak bëj 7 vjet.

-Dimë që më kuzhinën je shumë i lidhur, po çfarë gatove sot?

– Në kuzhinë sot për shefin gatova mish viçi, patëllxhan me një pure karrote me limon dhe pranë përgatita një byrek me domate dhe djathë feta.

– Ka qenë i hershëm pasioni yt për gatimin?

– Pasioni për gatimin ka ardhur që kur kam ardhur në Francë. Më parë kam qenë valltar. Në fakt, pasioni për kushinën në një farë mënyre është trashëguar nga mami. Ajo ka qenë pastiçiere dhe ka pasur pastiçerinë e saj në Tiranë.

-Ti jeton në Francë, çfarë gatuan më shumë si francezët? Po gatime shqiptare bën?

-Ngaqë jetoj në Francë, gatuaj vetëm ushqime franceze. Po gjithsesi, bëjmë këmbime me mamin. Ajo me kuzhinë shqiptare, ndërsa unë me atë franceze. Mendojmë t’i bashkojmë të dyja kuzhinat. Shpesh nëpër festival sidomos në “Refugee food festival”, prej tre vitesh, tanimë dhe për konkurse jam munduar të jap disa nuanca të kuzhinës shqiptare, por vërtet që baza është kuzhina franceze.

-Ti je pjesëmarrës në Top Shef në Francë, ishte e lehtë të hyje aty? Si u bë përzgjedhja? Duhet të gatuaje diçka?

– Këtë vit jam pjesëmarrës i këtij konkursi. Është shefi Philippe Etchebest me flamurin në qafë, një ndër më të mirët në Francë, është shefi Gordon Ramsaj më i shikuari në Angli. Në fakt konkursi më përzgjodhi vet, pasi kisha marrë pjesë në një tjetër konkurs në Paris me një pjatë mish pate quhet dhe nga aty më kontaktuan dhe më thanë: A ke dëshirë të marrësh pjesë në këtë  emision? Ishte e vështirë, pasi duhet të prezantosh një pjatë që ti zgjedh dhe profesori, që është njëkohësisht dhe shefin i madh ta vlerëson deri në pesë yje.

-Çfarë pret ti nga ky konkurs? Sa kohë do të zgjasë?

– Ky konkurs ka nisur të hënën e kaluar, më datë 28 tetor 2019 dhe do të zgjasi deri në fillim janari. Gara është e fortë. Jemi 108 kandidatë.

– Po nëse fiton çfarë do bësh më pas? E nëse ndodh e kundërta?

– Nga ky konkurs pres që të dalë një imazh i mirë dhe Shqipërinë ta ngjisë lart e më lart. Flas shumë për vendin tim. Kam gatuar specialitete që shefi ta njohi pak më shumë shtetin tonë. Nëse fitoj është diçka shumë e bukur, një ëndërr. Por, edhe nëse nuk fitoj rëndësi ka pjesëmarrja, eksperienca që fiton në këtë emision dhe shikimi, pasi programi del në televizionin “Gjashtë” të Francës dhe shihet nga tre milionë persona çdo natë dhe është diçka mjaft e bukur. Do të jetë kujtim i paharruar.

– Cilat janë cilësitë që duhet të ketë një kuzhinier profesionist?

-Mendoj që ndër cilëssitë që duhet të ketë një kuzhinier profesionist është së pari thjeshtësia.Besoj se më e vështira nuk është që t’ja arrish, por që të mbetesh ai që je. Nuk duhet të ndryshosh, duhet të mësossh dhe dëgjosh shumë. Një kuzhinier i mirë mëson çdo ditë dhe është i pasionuar pas asaj që bën. Ai e ushtron profesionin me dëshirë dhe e transmeton atë tek kuzhinierët e tjerë, tek ata që do të vijnë pas atij. Duhet të jetë i lumtur në kuzhinë, pasi fundja ajo është lumturia për të.

– Recetat e ndryshme që gatuan janë nga fantazia jote apo i ke lexuar diku?

-Shumica e recetave nga fantazia ime, por edhe të tjera bazuar tek shefat e tjerë. Duke ia nisur bazohemi diku, pastaj përfundojmë duke krijuar vet. Kam krijuar shumë të tilla siç ju thashë edhe mësipër, si franko-shqiptare, disa të tjerë si sheqer plus kripë, pjata shumë të çuditshme, por që mbajnë karakterin dhe shijen e çdo produkti pa e deformuar atë.

– Në Shqipëri ke plane të kthehesh?

– Në Shqipëri nuk kam ardhur që prej shtatë viteve dhe nuk mendoj që do të vij për momentin. Kam shumë projekte në Francë, kam shumë ngarkesë dhe mendoj që për momentin të bëj karrierë këtu e ndoshta pas shumë viteve mund të kthehem.

– Pse nuk hap një restorant në Shqipëri, si vendlindja nuk ka apo jo?

– Normal që si vendlindja nuk ka. Mundohem që në çdo intervistë, po dhe në televizion kam thënë jam nga Shqipëria dhe me shumë krenari madje. Dhe pse jam larg e kam në zemërr vendin tim. Në  të ardhmen besoj se mund të hap një restorant dhe kjo është një nga ëndrrat e mia. Në fakt, gjithçka e kam arritur në Francë dhe kjo e fundit më dha të gjitha mundësitë. Për momentin do të punoj shumë fort këtu, që të jem një nga shefat e parë shqiptarë që ia arritën në Francë . Dua që sadopak të bëj krenarë shqiptaërt dhe natyrisht prindërit e mi, por edhe të tjerët që shohin fëmijët si po rriten jashtë shtetit me vuajtje, por që në fund po ia arrijë të jenë të suksesshëm. Kam shumë punë për t’ia arritur qëllimeve të mia.

– Në fund lamë gjë pa thënë?

Në fund të kësaaj interviste dua të bëj një falënderim për familjen, që kanë qenë përkrahësit e mi kryesor, që nga fillimi i këtij rrugëtimi deri më sot.

Marrë nga Gazeta Shqiptare

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Abuzim dhe Bullizëm që vret! Nga Xhoi Jakaj

Next Post

TE MARRESH KREDI PËR TË BËRË FËMIJË/ HISTORIA EMOCIONUESE E ÇIFTIT QË U BËNË PRINDËR PAS 15 VITESH

Advertisement