Briken Calja këto dy vitet e fundit
ka arritur rezultate historike për sportin shqiptar
dhe për peshëngritjen.
Ai mban titullin kampion Europë por së fundmi në emisionin Vizioni i pasdites në Vizion plus në një dalje ekskluzive Calja denoncoi skandalin e mos marrjes së shpërblimit pas medaljeve të fituara si dhe prej 15 vitesh nuk është i siguruar. “Unë jam i pa siguruar! Kam 15 vite në ekipin kombëtar nga viti 2005 deri më tani unë nuk kam qoftë edhe një ditë të siguruar. Punoj në të zezë. Imagjinoni përfaqësoj Shqipërinë. Kam sjellë medalje dhe rezultate të cilat nuk i ka arritur askush më pare”, ka përfunduar Brikeni . Disa ditë më parë peshëngritësi ka denoncuar në profilin e tij në facebook neglizhencën e institucioneve për t’i dhënë shpërblimet pas medaljeve që ka marrë. Në Vizioni i Pasdites ai shtoi se për këtë ka informuar edhe Kryeministrin Rama dhe se ky i fundit do të merrej personalisht me rastin e tij.