Aktorja e njohur shqiptare
Shpresa Bërdëllima është ndarë nga jeta
në moshën 60-vjeçare.
Mësohet se ajo vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori edhe jetën. Ajo ndërroi jetë në Blegjikë, atje ku prej kohës ajo ishte zhvendosur në Belgjikë me familjen e saj.
Shpresa lindi në Tiranë, më 11 prill 1959 e u angazhua në teatrin e estradës së Tiranës dhe në kinematografi, duke filluar me rolin e zonjushës Gajtani te “Vajzat me kordele të kuqe”.
Ajo është padyshim një nga emrat më të vlerësuar të teatrit dhe kinemasë shqiptare, me një karrierë të suksesshme ndër vite, aktorja e nderuar është vlerësuar si nga kritika ashtu edhe nga publiku shqiptar.
Filmografia
Vajzat me kordele të kuqe (1978)… zonjusha Gajtani
Përtej mureve të gurta (1979)… Asimeja
Era e ngrohtë e thellësive (1982)… Vali
Kur hapen dyert e jetës (1986)… Liza
Kur ndahesh nga shokët (1986)… Zana
Të shoh në sy (1986)… bashkeshortja e z. Mina
Mirela (telekomedi) – (1988), Mirela
Flutura në kabinën time (1988)… Keti
Hetimi vazhdon (1988)… Liljana
Shpresa… 1989