Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Jetmir Çuko: “Graphic Design” është një botë fantastike komunikimi!

Jetmir Çuko është djali i apasionuar pas fushës së dizajnit

dhe është një nga më të njohurit në këtë drejtim.

Prej shumë kohësh  e saktësisht prej 10 vitesh Jetmiri operon pranë kompanive më në zë në Shqipëri e jo vetëm,

Advertisement

si në krijim brande-sh, dizajn i skenografive, reklamave indoor dhe outdoor, dizajn i materialeve të shtypit dhe duke pasqyruar sa më mirë një imazh të asaj që ai punon. Për më shumë kemi realizuar një intervistë me Jetmirin i cili na tregon detaje rreth fushës së dizajnit!

-Përshëndetje Jetmir, a mund të na bësh një prezantim të asaj që ti përfaqëson, dizajnit grafik? Si nisi gjithçka, çfarë të lidhi kaq shumë me teknologjinë?

Image preview

-Përshëndetje! Karriera ime ka filluar nga pasioni për teknologjinë që në moshë të vogël, shpenzimi i orëve të gjata përpara kompjuterit skalitën tek unë syrin kritik të detajeve të vogla.Teknologjia është një botë fantastike!

-…dhe besoj se je edhe diplomuar në këtë fushë?

– Po, saktësisht për Graphic Design dhe Web Design në vitin 2010. Karriera ime ka startuar në një prej kompanive më të mëdha në vend në fushën e reklamave, ku pata mundësinë të punoj përkrah mjeshtrit të skenografisë  z. Fatmir Minga.

-Cilat do të rendisje ndër punët e tua më të mira?

– Besoj se puna përkrah skenografit të madh që sipërpërmenda kam realizuar, si dizenjimi i skenografive të Top Chanel “Portokalli”, “The Voice of Albania”, “The voice kids”, “Top show”, “Next” etj!

-Çfarë përfshihet në realizimin e punëve të tua?

– Portofoli i punëve të mia përfshin krijim brande-sh, dizajn i skenografive, reklamave indoor dhe outdoor, dizajn i materialeve të shtypit etj.

Image preview

-Çfarë të ka dhuruar eksperinca jote në fushën e reklamave?

– Kjo eksperiencë më ka krijuar mundësinë të ndjek nga afër edhe detajet teknike të realizimit të reklamave të ndryshme indoor dhe outdoor si dhe materialet specifike të procesit të prodhimit.

-Përpos punës tënde brenda vendit, ke realizuar punë edhe për të huaj, qoftë edhe për shkëmbim eksperience?

– Veç eksperiencave brenda Shqipërisë vazhdimisht kam lexuar për botën moderne të dizajnit jashtë Shqipërisë dhe kam punuar si freelancer në shumë kompani të huaja.

-Je mjaftuar vetëm me fushën e dizajnit apo ke ecur edhe më tej?

– Dashuria ime për teknologjinë nuk është kufizuar vetëm në këtë fushë por edhe ne krijimin e websiteve online që kanë rezultuar mjaft të suksesshme!

-Çfarë ke fituar nga gjithë këto vite punë në këtë drejtim?

– Eksperienca prej afro 10 vitesh më ka bërë të kuptoj se nëse ti punon me dëshirën, vullnetin dhe durimin për t’a kuptuar klientin që ke përballë dhe atë që ai do, dizajni qëllon që me herën e parë, duke qenë se të gjithë ne jemi të ndryshëm dhe konceptimi për të bukurën është relative sipas shijeve të gjithsecilit. Aktualisht jam i punësuar në një prej kompanive më të mëdha në Shqipëri dhe jashtë saj “Delta Group” !

-Jetmir ne të falënderojmë për këtë intervistë dhe të urojmë shumë suksese në punën tënde!

-Faleminderit juve dhe gjithashtu suksese!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

“Dermo by Simoneta” po i mbledh të famshmet në një vend

Next Post

Sara Zoto: Do më duheshin shumë fletë për ta përshkruar Andrea Amendola-n; Nuk është thjesht një profesor për mua!

Advertisement