Në datën 6 tetor në qytetin e Martinsicuros-s në Itali

u festuan dy gëzime në një ditë sepse në këtë ditë shoqata “Martinsicuro”

me president Atriatik Mirofci dhe stafi i saj organizuan një festë të jashtëzakonshme për krijimin e vetë kësaj shoqate dhe hapjen e shkollës së parë shqipe.

Në ambjentet e një hoteli mjaft prestigjoz në këtë zonë “HOTEL PARK DEPENDANCE” u inagurua hapja e shkolles shqipe dhe formimi i shoqates. Me një pjesëmarrje relativisht të madhe  mbi 170 persona anëtarë e mbeshtetës të shoqatës u kalua në një festë tradicionale shqiptare.

Image may contain: 9 people, people smiling, people standing, suit and indoor

Ne inagurimin për të përshendetur këto dy festa ishin edhe
Kryetari komunes MASSIMO VAGNONI
Assessori per kulturen MARCELLO MONTI si dhe Keshilltari i komunes Giuseppe Caprioti

Image may contain: 6 people, people smiling

Presidenti i Shoqatës “Martinsicuro” Adriatik Mirofci me këshillin drejtues si dhe shoqata fqinje e “San Benedetto del Tronto” që ndihmoi në realizimin e një feste të bukur.

Nderuan me pjesëmarrjen e tyre nga ambasada shqiptare në Itali  Zv/ ambasadoria e republikës tonë GENTIANA MBURIMI dhe Diplomatia e sekretare e ambasadës JONIDA SHAMETI

Image may contain: 7 people, people standing

Një atmosferë festive e të  gezueshme realizuan edhe dy këngëtaret e mirënjohura perla e muzikës popullore të Shqipërisë së mesme e jo vetëm VALBONA HALILI

dhe një nga këngëtaret më në zë të jugut ROVENA IBRAHIMI që me këngët e tyre te interpretuara me profesionalizëm e pasion ndezën sallën  dhe krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme festive me këngë e valle. Urimet më të mira dhe suksese nga të gjithë ne. Faleminderit që na bëni krenar dhe ngrini emrin  e Shqipërisë dhe gjuhës shqipe kaq lart!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here