Artisti i njohur i muzikës shqiptare Sefë Duraj
me anë tē disa fotove që ka postuar në facebookun e tij na paralajmëron
se po vjen me një projekt të ri muzikor.
Ne mësojmë se kënga do jetë në bashkëpunim me këngëtaren Merita Latifi me titull “Rrushe”, një këngë kjo që është e përpunuar nga Ermal Krasniqi dhe Besim Bunjaku e do të ketë një një video të bukur nga Mproduction. Klipi pritet të dalë brenda pak ditëve e mësojmë se ky duet është formuar pak kohë më parë dhe do t’i shohim shpesh herë edhe si dyshe e fortë në mbrëmjet e dasmat shqiptare.