Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Orjald Cërriku: Në muzikë ka profesionistë por nuk vlerësohen!


Ai është muzikant dhe shumë i afeksionuar me instrumentet e tij,

klarinetën, saksin, pianon dhe violinën.

Orjald Cërriku vjen nga një familje e lidhur fort dhe me trashëgimi muzikore dhe ashtu siç edhe vetë pohon,

Advertisement

dashurinë për muzikën e ka të lindur dhe është apasionuar akoma më shumë me rritjen e tij në ambjente ku luhej muzikë. Njihuni me Orjaldin dhe dashurinë e tij të madhe, muzikën…!

-Orjald, emri yt në muzikë nuk është pak i njohur, konkretisht për talentin që ke në violinë. Si ka lindur pasioni yt për muzikën? Çfarë duhet të dimë për ty sepse me sa di, ti je marrë me muzikë që fëmijë?

– Pasioni im për muzikën ka lindur shumë natyrshëm sepse vij nga një familje që muzikën e ka të trashëguar brez pas brezi, si nga familjarët e fisit nga babi ashtu edhe të mamit, dhe jam rritur nën tingujt e muzikës që fëmijë.

– E mban mend kur je prezantuar për herë të parë në skenë? Si u ndjeve?

-E mbaj mend dhe është kujtimi im më i bukur i fëmijërisë kur unë kam performuar për herë të parë në festat që organizoheshin në shkollë,7 marsi, 1qershori, etj. Ishte emocion dhe ndjesi shumë e veçantë që kurrë s’do harrohet.

– Sa i lidhur je dhe i afeksionuar je me instrumentat që ti luan me to më së shumti?

– Me violinën jam shumë i lidhur sepse është një instrument që të bën të dashurohesh me të,por që zotëroj njëkohësisht dhe 3 instrumenta të tjerë, klarinetën, saksin dhe pianon.

– Kush i ka thënë Orjaldit që di të bëjë vërtet muzikë?

–  Kërkesa dhe vlerësimi, kërkesa që kam patur nga kolegët por dhe njerëz të ndryshëm si dhe vlerësimi i kënaqshëm nga ata më ka thënë që vertet Orjaldi di të bëj muzikë.

– Me cilën nga punët e tua, me pjesët qe ke orkestruar apo realizuar, ndihesh më i lidhur?

– Për momentin nuk kam ndonjë punë apo orkestrim që të jem i lidhur pas saj, por jam në pritje të realizimit të një projekti që vërtet do më lidhi pas saj.

– Tani që gjithçka është materializuar, a ka ende muzikantë profesionistë?

– Muzikant profesionistë ka por fatkeqësisht në ditët e sotme vlerësimi ndaj tyre le për të dëshiruar.

– Çfarë pëlqejnë realisht ndjekësit e tu te muzika që ti bën?

– Besoj se pëlqejnë mënyrën sesi i përshtatem çdo ambienti dhe “çudia” për ta është prezantimi me instrumentat që zotëroj.

– Si ka qenë ky sezon që sapo u mbyll, i lodhshëm apo i kënaqshëm?

– Ky sezon ka qenë vërtet i lodhshëm si çdo sezon sepse ke të bësh me pagjumësi, udhëtime me orë, por e rëndësishme është që ishte me sukses dhe i kënaqshëm normalisht.

– Në paraqitjet e tua, pavarësisht stilit, ajo që të bie në sy është tendenca. Është në kontekstin e të qenit i dhënë pas modës apo është gjithçka rezultat i shijes tënde?

–  Përpiqem të jem në ndjekje të modës por gjithmonë brenda shijeve të mia.

– Ke krijuar në kokë projekte artistike për veten e për karrierën në vazhdim, apo më mirë ia lë rastësisë?

-Siç e përmenda dhe më sipër që pres për t’a realizuar një projekt për veten time sepse në fakt jam treguar shumë neglizhent ndaj vetes, shkak puna intensive dhe angazhimet e shumta si brenda vendit ashtu dhe në Diasporë,por që ka ardhur koha të merem pak me veten.

Nga Fabjola Kuburi

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Eni Çobani: Njeriu nuk është i përjetshëm, por të përjetshëm ka emrin që lë pas

Next Post

Xhulio Doci, gazetari më i ri i showbiz-it që po merr famë nga personazhet publike!

Advertisement