Oriola ti si profesioniste e fushës së emocioneve,

a mund të na tregosh si ta kuptojmë nëse një individ ka simptoma të luhatjes së humorit pas pushimeve?

– Një pjese e individëve të cilet kur kthehen nga pushimet ndjejnë mungesë kreativiteti apo motivimi për të punuar vihen re që në momentet e para. Kjo ndodh se rikthimi  në punë duke iu referuar aspektit psikologjik është i vështirë.

– Çfarë duhet të bëjë një individ i prekur nga depresioni i pushimeve verore?

– Në fakt është e rëndësishme që të filloje dhe të ri-strukturojë gjërat. Të rrethohet nga individe të cilët e bëjnë të ndihen mirë emocionalisht. Por edhe aktiviteti sportiv i shërben pozitivitivisht mirëqenies psiko-fizike.

-Nëse mungesa e dëshirës për të punuar zgjat?? Çfarë duhet bërë në kësi rastesh?

– Mendoj se nëse humbja e interesit në aspektin global zgjat në kohë që
domethënë deri në 2 javë atëherë duhet kontaktuar me një specialist të shëndetit mendor si psikologu.

-Terapia funksionon në të tilla raste?

– Sigurisht që po. Por përpara se të bëhet ndjekja e rastit është e rëndësishme që të vlerësohet/përcaktohet etiologjia e problemit dhe ndërhyrja vjen më pas.

-A trajtohen rastet?

– Patjetër  por shërimi apo rikuperimi emocional  kërkon kohë pasi mund të ketë individë si rrjedhojë e ashpërsisë se simptomave klinike të cilët mund të shfaqin vështirësi në aspektin e  elaborimit.

– Cila terapi është më e mirë?

-Terapia më e mirë dhe afatshkurtër është EMDR e cila zgjat pak por efekti tek klienti është i menjehershëm në rastet e një stresi akut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here