Është një këngëtare e dashur për publikun dhe gjithmonë ka qenë pranë tij me zërin e saj,
duke i dhuruar gëzimeve familjare por edhe publikut në koncertet ku është e ftuar,
kënaqësinë e muzikës popullore e jo vetëm.
Blerina Zgjana, është e lidhur me muzikën pazgjidhshmërisht dhe këndon brenda, por edhe jashtë vendit ku është e ftuar vazhdimisht. Pas publikimit të klipit “Kur mi zbrisje shkallët” ajo duket se u tërhoq paksa nga prurja e klipeve e si duket ka menduar se momenti më i volitshëm për të sjellë një klip të ri është pikërisht tani. Ajo po mbyll xhirimet e klipit të ri “Kolazh me kënë tabani”, xhirimet e të cilit janë bërë në Voskopojë dhe Volorekë. Blerina e ka lajmëruar ardhjen e tij përmes publikimit të disa fotove shkëputur nga këto xhirime dhe shumë shpejt ky klip do jetë gati për publikun.
Ndërkohë që presim ardhjen e klipit ju ftojmë të shijoni klipin “Kur mi zbrisje shkallët” dhe të risillni në mendje zërin e Blerinës: