Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Zebervoki: Nga instagrami tek kinemaja…!

Ai është i ri, simpatik dhe e njeh i madh e i vogël nga videot gazmore që poston në rrjetin social instagram.

Marius Dervishi ose siç njihet tanimë si Zebervoki,

ka arritur një shikueshmëri dhe sigurisht një pëlqyeshmëri të lartë nga ndjekësit e tij.

Advertisement

Për vetëm 18 muaj ai ka arritur të ketë mbi 120 mijë ndjekës dhe videot e tij arrijnë në 3 milion shikime. Ai parapëlqen që edhe intervistën ta realizojmë si Zebervoki. Ai na tregon edhe për filmin e tij me titull “Sedër” një film i ndërthurur mes dramës dhe komikes, një arritje mjaft e madhe  për të. Filmi ka prezantuar premierën e tij në kinema dhe Zebervoki vjen nën një rrëfim interesant për Intervista.al.

-Përshëndetje, intervistën do ta zhvillojmë me emrin tënd Marius apo emrin që publiku të njeh Zebervoki?

-Intervistën do parapëlqeja ta zhvillonim me emrin që publiku më njeh, Zebervoki!

– Si lindi “Zebervoki”, cili është saktësisht kuptimi i tij?

-Zebervoki ka ardhur si ide nga një personazh filmi  tek “Liza në botën e çudirave” . Ishte përbindeshi Jaberwocky dhe duke dashur t’a përshtas në shqip dhe më shqiptarçe e bëra Zebervoki.

– Të njohin shumë njerëz në rrugë, të komplentojnë, kërkojne të bëjnë foto me ty?

– Po më njohin shumë, e vërtetë sepse në vetëm 18 muaj kam arritur një audiencë prej 120 mijë vetash në instagram dhe normalisht ka video të miat që kanë arritur deri në 3 milion shikime.

– Ti je bërë i njohur për publikun përmes rrjetit social instagram apo jo? Nëse nuk do ishte instagrami beson se do ishe njohur gjithsesi edhe pse neë ndonjë meënyrë tjetër?

– Po nga instagrami jam bërë i njohur! Më sakte për imitime të personazheve publike e nëse nuk do ishte instagrami nuk besoj se do isha i njohur pasi realisht jam në instagram vetëm nga njëvideoimitim që kisha bërë për vetëm 200 persona që më ndiqni në profilin tim ! Bëja video gazmore vetëm për miqte e mi por rezultoi që një videoimitim u bë shumë virale dhe desha s’desha njerëzit filluan të kërkoni video të tjera!

– I përgjigjesh të gjitha komenteve, mesazheve në instagram?

– Mundohem t’i përgjigjem të gjithëve por mundimi më i madh është të dish të sillesh me kritikat apo me komentet fyese  që janeë shumë të pakta por ndonjëherë edhe shqetësuese !

– Të flasim pak për filmin tënd, “Sedër”, si  u realizua ky film, pse ky titull?

– Filmi “Sedër” është film komedi aksion. Një film që prek ngushte realitetin shqiptar bashkë me problematikat që ajo mbart! Jo me kot i titulluar “Sedër” sepse vete fabula që trajtohet në këtë film pasqyron këtë fenomen që ka me të vërtet fuqi stimuluese, fatale ose ndërgjegjësuese! Në këtë film shikuesit do kenë mundësinë të qeshin gjatë gjithë kohës por në skena të ndryshme edhe të preken emocionalisht

– “Aktor i vetshpall” shkruan në bio-n e instagramit, çfarë do të transmetosh përmes këtij togfjalëshi?

– Ah“aktor i vetshpall” (qesh) Faktikisht kjo ka ngelur si batutë që në fillimet e mia në instagram ku për shkak të paragjykimeve të njerëzve në lidhje me videot gazmore që bëja herë-herë lindnin “debate “ të vogla në familje të tipit  “shif mer bab naj profesion të hajrit kushtoji rëndësi shkollës ,mos u mer me budallalliqe” duke qenë se kam mbarur studimet për  Administrim-Biznes. Ndërkohë që unë përpiqesha t’a bindja që unë jam aktor në videot që bën vjen batuta e plakut ku thotë “ po ca aktori je ti mer bab , aktor pa shkollë, ti thjesht je aktor i veteshpall se nuk të ka kualifiku njeri“ (Buzëqesh) Prandaj ka ngel dhe kjo në bio-n tim tani se është edhe pak komike duke ditur historinë si ka lindur!

-Çfarë pret nga ky film? A do gjejë mikëpritje në publik?

– Nga ky film prita shumë dhe shumë m’u shpërblye ! Me aq sa e kanë parë deri tani ka pasur të qeshura pa fund por normalisht duke qene dhe pak dramë në fund ka pasur dhe njerëz që  kanë dalë me lot në sy!  Kaq prisja  dhe doja, te qeshura dhe emocione nga  të gjithë ata që e kanë parë dhe do e shohin. Deri tani besoj se ja kam dalë mbanë!

-Do ketë filma të tjerë në vazhdim?

– Po, do jetë pjesa e dytë e filmit “Sedër” që pritet të prezantohet nga fundi i prillit të 2020-ës dhe fill pas këtij kam një projekt shumë interesant , një dramë. Kaq mund të them për momentin.  

– Si do ta mbyllim këtë intervistë?

– Intervistën do ta mbyllim me shumë dashuri për ndjekësit e mi, do jem gjithmonë për ta me video, filma dhe do mundohem të dhuroj gjithmonë buzëqeshje. Ju dua! Zebervoki!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Femra është e fortë por shpesh humb ekuilibrat!

Next Post

Jeni gati për "Dy gabime" nga artistja Lendita Mjekiqi?

Advertisement