Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

M’u martua vajza që 14 vjeçe!

Përshëndetje!

Unë që po ju shkruaj jam Sanija.

Dua t’ju tregoj historinë e vajzës sime të vogël dhe problemet që ajo na solli në familje. Ne kishim dy vajza në diferencë prej pesë vitesh nga njëra – tjetra. Kur u zhvillua lufta me Kosovën, së bashku me bashkëshortin tim, vendosëm që të emigronim në Angli. Me thënë të drejtën, si fillim, rruga na eci mirë edhe kur shkuam në Londër patëm shumë fat, pasi u prezantuam si kosovarë dhe detyrimisht që shteti anglez, na priti dhe na akomodoi fillimisht në kampe. Vajzat i kishim akoma të vogla, e madhja 10 vjeçe dhe e vogla pesë vjeçe. Pas dy vitesh, ne kishim shtëpinë tonë, kuptohet që na e kishte gjetur dhe na e paguante shteti derisa im shoq u sistemua në një punë. Unë mundohesha të gjeja ndonjë punë të vogël në të zezë, po më shumë kujdesesha për vajzat, të cilat në atë kohë kishin shumë nevojë për mua. Ato filluan shkollën dhe mbylleshin secila në dhomat e tyre dhe vetëm studion, dëshironin që edhe gjuhën ta mësonin mirë, në mënyre që të kishin mundësi për të vazhduar më tutje. Unë vetë, me thënë të drejtën, edhe sot e kësaj dite nuk është se e kam mësuar anglishten, vetëm shprehjet e përditshme. Ditët, muajt edhe vitet iknin ashtu si pa u ndierë. Kishin kaluar shtatë vite që ne ishim në Angli dhe në vitin e shtatë, ne arritëm të merrnim nacionalitetin, pra, me një fjalë, quheshim shtetas të atij vendi me pasaportat tona, me ta cilat na pajisi shteti vetë. Lumturia jonë në atë vit ishte vërtet e papapërshkrueshme. Mbas shtatë vitesh ne do të ktheheshim në vendin tonë që të takonim njerëzit më të dashur, për të cilët kishim shumë mall. Pa u gëzuar mirë për fitoren tonë, na erdhi një e papritur tjetër, që filloi dhe po na e ndryshonte jetën, duke na krijuar probleme. Ishte pikërisht vajza jonë e vogël, e cila sapo kishte mbushur 13 vjeçe. Ajo na kishte rënë në dashuri me një djalë nga Tunizia, edhe ai emigrant në Angli, që ishte vetëm 15 vjeç. Këtë gjë e zbulova unë rastësisht. Ajo gjithmonë rrinte e mbyllur në dhomën e saj, me pretekstin se kishte shumë për të mësuar dhe unë e lija të qetë, kur një ditë rastësisht po kaloja pranë derës së saj dhe po e dëgjoja tek fliste në telefon. Ajo i shprehej dikujt se e donte shumë dhe nuk mund të jetonte pa të. Në fillim nuk kuptova mirë, po kisha dyshimet e mia. Nuk i thashë gjë vajzës sepse me vinte edhe turp, se ajo sapo kishte mbushur 13 vjeçe. Plus kësaj, ne i kishim edukuar me një mentalitet tjetër. Një ditë vendosa dhe i thashë:

Advertisement

– Ela, ma jep pak telefonin të bëj një telefonatë…

Ajo në fillim po ngurronte dhe mua aty m’u përforcuan dyshimet e mia. E mora telefonin, shkova në dhomën time të gjumit dhe i hapa mesazhet pafund që i vinin nga një numër, i cili nuk ishte regjistruar me emër. Sa nuk më iku mendja. E pyeta se kush ishte, por ajo as që guxonte ta hapte gojën. I mora telefonin dhe ia theva. I tregova bashkëshortit tim për atë që na kishte ndodhur me vajzën e vogël dhe ai në fillim nuk po u besonte fjalëve të mia. E morëm vajzën ta pyesnim, por ajo prapë nuk tregonte. Im shoq e gjuajti me pëllëmbë, ajo filloi të qante po prapë nuk pranonte asnjë gjë, nuk donte të na tregonte për lidhjen e saj dhe për djalin që dashuronte. Ai ka qenë momenti më i keq i jetës tonë, nuk dinim si të silleshim me të, ta hiqnim nga shkolla, kjo ishte e pamundur. Atëhere im shoq u detyrua ta linte punën dhe të ndiqte vajzën për të kuptuar se me kë ishte lidhur ajo. Ai arriti të zbulonte se ajo ishte lidhur me një djalë nga Tunizia, që ishte dy vjet më i madh se ajo. Im shoq e kërcënoi vajzën se nëse do ta takonte përsëri atë djalë, do ta kishte punën keq, madje ai i tha se do ta dërgonte në Shqipëri, por ajo nuk pyeste as nga kjo gjë, ajo e pranonte se e donte dhe se asgjë në botë nuk do t’i ndante. Atëhere im shoq nuk pyeti më dhe filloi ta rrihte. E rrahu aq shumë saqë ajo nuk donte të shkonte në shkollë se ishte me shenja të zeza në fytyrë. Vetëm shpirti im e di se çfarë kam hequr unë ato ditë teksa dëgjoja vajzën e cila bërtiste nga dhembjet.

Nuk e di se kush i kishte lajmëruar, po atë ditë na trokiti dera dhe brenda hynë dy burra dhe një grua. Ata na thanë se një komshiu ynë i kishte marrë në telefon dhe iu kishte thënë se kishte dëgjuar zërin e vajzës që e rrihnin. Ata vinin nga një shoqatë për të drejtat e fëmijëve. Nëse keqtrajtohen nga prindërit, ata të bëjnë një paralajmërim dhe nëse nuk e ndiqje këshillën e tyre, atëhere ata ishin të detyruar që ta merrnin fëmijën. Ata atë ditë, vetëm sa na paralajmëruan, por kjo punë nuk ngeli me aq. Sherri në familjen tonë ishte i përditshëm. Ne bëmë të pamundurën që Elës t’ia hiqnim nga mendja dhe nga zemra atë djalë, po kjo ishte e pamundur. Madje ajo kishte arritur deri aty saqë vazhdonte të komunikonte përsëri me atë djalin me anën e një telefoni shumë të vogël që ishte sa një kuti shkrepëseje. Ajo fliste më të kur shkonte në banjë, ose i dërgonte sms sepse në dhomën e saj ajo nuk kishte më mundësi të fliste, pasi kishim lënë vajzën e madhe që të ishte si të thuash një lloj roje për të, që do ta ndiqte hap pas hapi. Im shoq ishte bërë shumë keq dhe gjithmonë i thoshte që të hiqte dorë prej tij, por ajo vazhdonte të këmbëngulte në të sajën. Kur trokiti prapë dera dhe përsëri erdhën nga e njëjta shoqatë. Na thanë: “Kemi një rast denoncimi të përsëritur për ju dhe jemi të detyruar t’jua marrim vajzën”.

Unë bërtita me të madhe dhe fillova të qaja. Vajza e madhe po ashtu. Tim shoqi sa nuk i iku mendja, por për momentin ishte i detyruar që të mos bënte asnjë gjë për ta shmangur këtë që po ndodhte. Të gjithë ne po qanim kur ata na e morën vajzën, madje dhe Ela vetë i mbushi sytë me lot. Më pas, im shoq, ngarkoi një avokat, të cilit i shpjegoi se çfarë po ndodhte me vajzën tonë dhe me lidhjen që ajo kishte në një moshë minorene me një djalë. Për të mos u zgjatur, avokati përgatiti një dosje shumë të mirë dhe kështu bëri që ne ta rifitonim përsëri vajzën tonë, por kjo nuk bëri që të qetësohej familja jonë, sepse Ela vazhdonte ta kishte lidhjen me atë djalë. Im shoq, duke mos ditur si të sillej me vajzën tonë, shkoi dhe takoi djalin me të cilin shoqërohej vajza. Nga nervat dhe nga stresi që ne po kalonim, ai kishte kërcënuar djalin dhe kjo kishte bërë që ai ta denonconte tim shoq në polici. Im shoq bëri një vit burg dhe ai doli përsëri falë avokatit të tij, por kur ai doli nga burgu, çdo gjë kishte marrë fund. Unë nuk munda që ta mbaja Elën, ajo përfitoi nga rasti që i ati i saj ishte në burg dhe vendosi të bashkohej me djalin që dashuronte. Këtë gjë, e bëri edhe në bashkëpunim me prindërit e djalit, të cilët i ndihmuan që ata të realizonin dashurinë e tyre, edhe pse ishin në një moshë minorene. Organet kompetente për këtë punë, duke parë tensionin e madh që ishte në familjen tonë, njëkohësisht duke dëgjuar edhe provat që i kishte grumbulluar vajza jonë me anë të telefonit që ajo e mbante të fshehur në pjesët intime të saj (me të ajo kishte regjistruar gati të gjitha debatet me zë, jo me figurë që bëheshin në shtëpinë tonë), nuk na dhanë më të drejtë…

Kështu pra ne e humbën vajzën tonë, kurse ajo arriti ta fitonte betejën për dashurinë e saj. Ne tashmë hoqëm dorë nga sherret dhe debatet sepse me to, nuk nxorëm asgjë në dritë, përkundrazi, vetëm sa i përkeqësuam gjërat. Po ç’të bësh, ne shqiptarët i shohim gjërat vetëm bardhë e zi, ne mendojmë se duke ushtruar dhunë do realizojmë atë që dëshirojmë, por nuk thonë kot, me dru vetëm kafsha merr vesh, njeriu kuptohet me fjalë. Vajza sot ka lindur një vajzë. Ajo vetë i bëri dëm vetes së saj. Në moshën më të bukur, që duhet ta jetonte si gjithë shoqet, ajo sot po rrit fëmijën, megjithatë, ata të dy janë të lumtur dhe shpeshherë vijnë edhe te ne, ndërsa ne vazhdojmë jetën tonë bashkë me vajzën e madhe, e cila sot po studion për arkitekturë. Doja ta bëja publike historinë e vajzës sime, për t’u bërë një apel të gjithë prindërve, të cilët kanë të njëjtin problem që kaluam edhe ne, se nëse dy të rinj duhen, nuk ka gjë në botë që t’i ndajë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ky është këngëtari që e duan gurbetqarët

Next Post

A kam ankth patologjik apo psikologjik?

Advertisement