Nga Agron Berdaj
Dy dinosaurët e politikës shqiptare PS dhe PD-ja,
në luftën për pushtet i lidh vetëm armiqësia ,intrigat ,puçet ,korrupsioni dhe vjedhja e votave .Këtu mes tyre nuk ka paqe dhe mirkuptim . “As për meterologjinë nuk mund të biem dakord”, pohoi përpara zyrtarëvë të BE-së , kryeministri i Shqipërisë, para para pak ditësh .Ulërimat e çakallit në pyllë ka venë PD-ja ,se me këtë qeveri dhe kryeministër nuk do të ulemi në tryezën e diskutimeve për krizën .Pra, ata e kanë braktisur paqen ,mirkuptimin ,kompromisin dhe politikat fleksible duke e diskretituar në mënyrën më të keqë shqiptarizmin .Por, sa më tepër rritet mes tyre kafshëria e luftës politike ,aq paqësisht dhe në mirkuptim shëmbëllor , ato bashkpunojnë për shkatërrimin e vlerave të LANÇ.Të dya kanë të njëjtën filozofi ,ideologji ,strategji dhe taktika ,ku gjoja me pretekstin e pajtimit kombëtar ,të faljes së gjakrave dhe uljes së tensioneve shoqërore ,synojnë të bëjnë si kokë turku LANÇ. Në këtë fushë, ato kërkojnë të realizojnë vëllazërimin e kontradiktave , të miqësojnë të kundërtat, dhe t’i tjetërsojnë ato ,të fshijnë si në ëndërr etapën më të lavdishme të popullit shqipëtar, që falë saj siguroi mbijetesën ,shmangu coptimin e mëtejshëm dhe humbjen e territoreve, dhe vendi u orientua në krahun e duhur të historisë. Dhe këto nuk bëhen për qëllime kombëtare ,pasi populli ndihet i pajtuar ,por për qëllime meskine ,egoizëm vetjak ,paranojake ,për një llojë lavdie të shtirur të udhëheqësve tanë mediokër dhe aventurierë .
Përçarjen e popullit në se ka të tillë , nuk e ka bërë LANÇ,përkundrazi ajo e ka bashkuar më tepër ,por politikat e këtyre matrapazëve politikë sot ,të cilët e vodhën ,e vranë ,e varfëruan dhe I rrëmbyen lirinë popullit .Bashkimi dhe uniteti kombëtar nuk realizohet duke fshehur të vërtetat historike, por duke i thënë ato hapur ,dhe duke i mbrojtur me forcë .Historia ka ligjet e saj, dhe po i shkele u hap rrugën manipulimeve dhe fallcifikimeve vetëvrasëse .
A ju kujtohet , 10 –vjet më parë kur Sali Berisha duke u shpallur si simbol I pajtimit kombëtar , organizoi paradën ushtarake, ku krah partizanëve u detyruan të parakalonin edhe kolabëracionistët e ballit kombëtar .I gjithë aktiviteti ishte një maskarallëk ,një tallje e madhe me festën e çlirimin dhe injorimin e vlerave të luftës partizane, por edhe të ushtrisë së sotme .Veteranët e luftës edhe, ata që sot, janë me PD-në ,nuk pranuan të parakalonin me kundërshtarin e tyre .E vetmja vlerë e asaj parade ushtarake ishte se pasuroi së tepërmi humorin shqiptar që thuaj se ishte zbehur që nga koha e “Epopesë së Ballit Kombëtar “,e Shevqet Musarait . Eshtë e drejtë historike që edhe ballistët ,madje edhe neokolabëracionistët e sotëm ,edhe ata kryeministra shqiptarë të lidhur shpirtërisht me këtë stan ,të parakalojnë në ngjarje të tilla .Ata duhet të jenë edhe kuadrati i parë në çdo paradë ,por jo si fitimtarë, por si humbës ,si robër lufte ,si bashkpuntorë me fashizmin dhe nazizmin ,si kolabëracionistë .Kjo do të ishte për ta autokritika më e mirë në publik, dhe një mjet që do të ndikonte së tepërti në pajtimin kombëtar . Po aktiviteti i para disa viteve që deshi të organizonte Rama me partizanët dhe ballistët bashkë ,a nuk udhëhiqej nga e njëjta filozofi dhe ambicie?! Tashëm, së fundi, qeveria po investon një program të Akademisë së Shkencave për kremtimin e 75-vjetorit të çlirimit të vendit .Nga përmbajtja dhe fryma e këtij programi që në fillim duhet bërë një ndryshim të vogël .Në vend të ku shkruhet prograMi për festën e 75-vjetorit të clirimit, të shkruhet programi për vajtimin dhe lamtumirën historike të luftes çlirimtare .Helmi dihet se këtu është hedhur me kujdes nga akademikË dhe jo shaka .Janë shpikur terma të alambikuara si ”Lufta Antifashiste” ,”Rezistenca e paarmatosur në sfondin historik “ ,”rezistenca pa armë dhe uniformë“ ,”se bota i paska kthyer sytë nga antifashizmi popullor “,e plot kumbulla të tilla .Madje kjo akademi shkencash për këtë çorbë që ka gatuar shfaqësohet se pesë vjet më parë qënka folur shumë për LANÇ,ndaj këtë përvjetor do të flitet për antifashizmin popullor pa armë dhe uniformë .Dhe sipas kësaj llogjike ,në përvjetorin tjetër duhet të flitet për rolin historik të kolabëracionizmit që në bashkpunim me fashizmin dhe nazizmin shpëtoi shqipërinë nga ndërhyria e aleatëve dhe nën pushtimin fashist të vendit lindën shpresat për rindarjen e kufinjëve .Vërtet se antifashizmi popullor pa armë dhe uniform në historiografinë botrore dhe atë shqiptare është vlerësuar si faktor me ndikim në fitoren mbi fashizmin ,por kurrë nuk është vlerësuar si faktori vendimtar që zvëndëson forcën goditëse në front .A keni parë udhëheqësit e botës që për të përkujtuar ngjarjet e luftës së dytë botrore ,të mos shkojnë në Normandi ,në Siçili , Kursk , në Moskë apo në Berlin ,në vijat e frontit ku është përcaktuar fati i luftës?! Lufta dhe antifashizmi janë të lidhura ngusht mes tyre .Ato ndihmonin njëra tjetrën , u zhvilluan për një qëllim ,kishin përballë të njëjtin armik . Antifashizmi ishte një prapavijë morale ,politike ,materjale dhe luftarake ,për luftën .Antifashizmi popullor ,demonstrimet në shkolla ,aksionet në burgjet e fashizmit ,ushqenin me moral dhe materjalishtë edhe vetë ushtrinë partizane në vijën e frontit .Asnjë lloj filozofie ,didaktike ,etike dhe morale nuk mund të pranojë ndarjen mes tyre ,ato janë një .Zotësia ishte se kush nga forcat politike antifashizmin e lidhi me luftën dhe fitoren dhe kush e shikonte si qëllim në vetvehte për ta shkëputur atë nga lufta . Të përpiqesh ta ndash LANÇ duke i dhënë përparësi vetëm antifashizmit pa armë e uniform,vecanërishtë në këtë 75-vjetor të clirimit, është një marrëzi keqdashëse,një akt hipokrit dhe dinak .Po të ishte gjallë Hitleri ,ashtu si dekoroi Hazis Biçakun që kapi dhe u dorëzoi gjenermanëve,gjeneralin anglez Dejvis ,ashtu do të dekoronte edhe Akademinë e Shkencave të Shqipërisë , për indoktrinimet e saj pro fashiste .Si mund të përballohej ushtria fashiste e naziste e veshur me zjarr dhe hekur ,që përfshiu popullsinë ,ekonominë dhe burimet natyrore të 61 shteteve?! Veprimet e drejpërdrejta luftarake u shtrinë në teritorin e 40 shteteve që nga Atllantiku deri në Paqësor .Në këtë ndeshje gjigande morën pjesë 110 miljonë ushtarë ,u përdor një teknikë me shifra kolosale ,ku vetëm aeroplanë ,tanke dhe topa ishin 2 milionë e 400 mijë,ku gjetën vdekjen në front dhe në prapavijë mbi 50 milionë veta .A mund të përballohej bisha fashiste me një luftë antifashiste pa armë dhe uniformë?! Akademikët tanë për servilizëm ndaj shefave të tyre ,janë gati të na thonë se kjo luftë shkatërruese mund të përballohej edhe pa armë e municione ,pa tanke e aeroplanë ,pa bomba e raketa, edhe nga njerëz në kafene ,ata pa uniformë ,e armë ,me pantallona të shkurtëra dhe me rroba banje .Këto, vërtet për ne shqiptarët nuk janë çudira pasi jemi mësuar që akademikët tanë i shpien gjërat deri në kufirin e komikes dhe aventurës .
Bota nuk njeh shumë antifashizma ,ta zëmë një antifashizëm rus ,një tjetër amerikan ,një anglez, etj .Ajo njeh vetëm një .Dhe kjo ishte merita dhe vlera e aleancës Anglo-Amerikane-Sovjetike e cila funksjonoi në përputhje me objektivat politike dhe strategjisë së luftës .Ndërsa akademikët tanë sipas indoktrinimeve politike kërkojnë që çdo parti të ketë antifashizmin e saj ,madje edhe atje ku nuk ka, ata kërkojne duke fallcifikuar të vërtetën ,ta gjejnë atë në formacionet e përbashkëta të kolabëracionistëve me pushtuesit .Për këtë ata denoncojnë formacionet partizane për dhunë të tepëruar ,duke mos njohur as ligjet e luftës dhe as tradhëtinë e tyrëe .Hipokrizia e termave të mësipërme të akademikëve tanë do të vërtetohet shpejt .Si ata do ta trajtojnë antifashizmin pa armë dhe uniform ,në cilat etapa historike të luftës do ta shtrinë problemin ,si do ta motivojnë bashkpunimin e Ballit Kombëtar dhe organizatave tradhëtare me pushtuesit.Me çfar çmimi do ta paguaj Akademia e Shkencave këtë tradhëti?! A do të na thonë ndonjë gjë se kush e nisi dhe e përfundoi luftën në llogoret antifashiste dhe kush prej tyre përfundoi në prehrin e fashizmit dhe nazizmit? Se kush e mori rrezikun në ballë dhe kush shpëtimin e kërkonte nga ushtritë pushtuese? Si ndodhi që ushtria partizane e drejtuar nga Fronti Nacional Çlirimtar luftoi perkrah Aletatëvë të Mëdhenj për çlirimin e vendit, dhe forcat kolabëratoriste në aleancë me forcat e Boshtit luftonin për skllavërimin e Shqipërisë . Se lufta për çështjen e pushtetit ishte një problem i brëndëshëm, apo edhe kjo lidhej me diplomacinë dhe ndërhyrjen fashiste .Janë shumë çështje që me sa duket fallxhorët ,parashikusit e konstelacioneve dhe zbërthyesit e magjive do të na trgojnë , në 75 vjetorin e çlirimit ,ëndërrat e përvuajtura të Akademisë së Shkencave, duke na iluminuar e na hapur horizonte të reja .Fashizmi si ideologji dhe si praktikë nuk ka vdekur ,ai është gjallë dhe veprues .Demokracia e vërtetë liberale ka detyrimin ta gjejë se ku ajo fshihet .
Agron Berdaj