
Ndryshe nga Almeda, e cila që me ardhjen në jetë të të birit pak muaj më parë,
hoqi dorë përkohësisht nga karriera; bashkëshorti i saj Tolgahan Sayisman, ka vijuar me projektet e tij.
Aktualisht aktori i njohur turk po xhiron filmin e tij më të ri “Kampion”, e si për të shkurtuar sadopak oraret e zgjatura që atij I duhet të rrijë larg familjes, babi Tolgahan ka marrë në sheshxhirim të voglin Efehan.
I ndodhur në ring (aty ku zhvillohet edhe ngjarja e filmit, në të cilin Tolga ka rolin e një kampioni boksi), aktori mban në dorë ‘trofeun’ e tij më të madh në jetë, të birin Efehan.