Ka disa vite që merret me muzikë
duke praktikuar pasionin e tij për këngën.
Ky është artisti Ibro Ajdari me origjinë nga Struga por që jeton në Amerikë, e ku ka sjellë projektin e dytë muzikor të realizuar me klip me titull “Sonte” punuar nga Vullnet Ibrahimi, video Boen Production, një këngë mjaft e bukur që ka nisur të pritet mjaft mirë ku e gjeni të publikuar në kanalin e ndjekur të RedMedia. Ibro ecën me hapa të sigurt në dashurinë e tij për muzikën por ka edhe ftesa për të qenë në koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore, ndërsa shumë shpejt do të kthehet në vendlindje dhe në Kosovë për të realizuar një tjetër projekt muzikor.