Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ai më kujton vazhdimisht të kaluarën time…

Përshëndetje, unë që po ju shkruaj jam një vajzë

nga një qytet i vogël nga juglindja e Shqipërisë.

E kujtoj shpesh fëmijërinë time. Kujtoj ëndrrat e bukura që thurrja për të ardhmen time, ngjarje, njerëz të atyre viteve… Mbaj mënd kur luaja me shoqet e mia në lagje dhe rrinim me orë të zgjatura duke luajtur deri vonë mbrëmjeve. Më kujtohet shpesh një shprehje që më thonte babai im atëherë: “Mos fli vonë, të keqen babi, se do ta kërkosh këtë gjumë dhe nuk do ta gjesh”. Tani që e kujtoj më vjen për të qeshur dhe për të qarë njëkohësisht, sepse tani ja di vlerën asaj fjale. Sa më shumë rritesh, aq më shumë gjëra shtohen shqetësimet, problemet, të cilat të lënë pa gjumë dhe kërkojnë forcë për t’i përballuar…

Advertisement

 Gjatë kohës që isha në fakultet u njoha me një djalë dhe u dashurova me të. Isha shumë e lumtur dhe iu dhashë atij komplet. Ishte lidhja ime e parë dhe nuk kisha shumë eksperienca me meshkujt. Ndofta ndikoi këtu edhe fakti se isha vajzë e turpshme dhe shumë e ndjeshme. Por, nuk shkova gjatë me të. Ai nuk ndjente kaq shumë për mua dhe … u ndamë.

Unë e përjetova shumë ndarjen me të. M’u duk sikur kishte ardhur fundi i botës për mua. Nuk u lidha me asnjë mashkull tjetër për tre vjet. Isha shumë e zhgënjyer nga dashuria ime e parë e nuk doja të shikoja mashkull me sy.  Derisa një ditë një kushërira ime më tha se do të më prezantonte me një shokun e vet, që  jetonte në Greqi. “Eshtë për diçka serioze, më tha kushërira, është djalë shumë i mirë, që ka ndërmënd të vijë të hapë biznes në Shqipëri. Shikoje një herë më tha, pi një kafe. Nuk po të them që të martohesh…”. U takuam dhe, të them të drejtëm, ai më pëlqeu që në takimin e parë. Ishte shumë mashkull, si i thonë fjalës. Për mua nuk kishte fare problem që kishte mbaruar vetëm gjimnazin, sepse kishte shumë bagazh dhe ishte shumë i kulturuar. U takuam disa herë dhe vendosëm të lidheshim. Nuk ndenjëm as një vit të lidhur dhe më pas u fejuam. Gjatë kësaj kohe që ne ishim larg njeri-tjetrit, nuk e ndjenim fare largësinë, sepse unë shkoja shpesh tek ai kur kisha pushime nga puna. Një ditë, i tregova për lidhjen që kisha pasur dhe ai e mirëkuptoj. Atë moment ai e kaloi me sportivitet dhe më tha se i interesonte koha që jemi të lidhur bashkë e jo e kaluara ime… Në përgjithësi shkonim mirë. Ai ishte i sjellshëm, i dashur e nuk ma prishte për asgjë që i kërkoja. Veçse ishte shumë xheloz për mua, aq xheloz saqë nganjëherë friksohesha nga xhelozia e tij. Megjithatë, kjo xhelozi nuk më bezdiste, madje më pëlqente, sepse mendoja se vinte nga dashuria dhe largësia…. Unë mendoja se kisha gjetur personin e duhur dhe mundohesha që ta kënaqja me gjithë shpirt. Mezi prisja të shkoja tek ai. Merrja autobuzin nga Tirana për në Athinë dhe rruga që bëhej për orë të tëra më dukej një orë…

Pas gjashtë muaj fejesë, u martuam. E prisja me padurim atë ditë, që është dita më e lumtur për çdo femër. Po merresha vetë me çdo detajë të dasmës, që gjithçka të ishte shumë e bukur dhe perfekte. Ishte një ditë e paharrueshme, ndjehesha si një princeshë. Muajin e mjaltit e bëmë në një vënd që ishte shumë i adhuruar nga unë, në Venecia, ashtu si unë e kisha ëndërruar…

 Pas pushimeve ju kthyem jetës së përditshme. Unë doja të punoja, pasi  nuk isha mësuar që të rrija gjithë ditën pa punë, por ai nuk bënte asnjë përpjekje. Donte që unë të rrija në shtëpi… Gjente pretekstet nga më të ndryshme, që unë mos të punoja dhe shpesh bëhej nervoz pa arësye. Her pas here më kujtonte të kaluarën time dhe donte të dinte më shumë. I trëmbej gjithmonë faktit, se unë mund të vazhdoja të dashuroja akoma djalin e dashurisë së parë. Dita-ditës shikoja shumë të meta te ai, shikoja se kishim disnivel me njëri – tjetrin…   Pot shikoja edhe shumë gjëra të reja tek ai, që nuk ja kisha vënë re me parë. Mbase edhe m’ i kishte fshehur, ku i dihej… “Dëgjo, më tha një ditë, mua më dhëmb shumë kjo që ti ke shkuar me një mashkull tjetër përpara meje dhe unë nuk jam i sigurt dhe nuk e di nëse ai është i vetmi për ty”. Unë fillova të qaja dhe te betohesha që vetëm një mashkull kam pasur dhe që ai nuk ka aspak rëndësi për mua. “Për mua ekzistenca dhe jeta ime je veç ti”, i thashë. Por ai vazhdonte me dyshimet e tij. Atë ditë më tha troç që nuk dua që të punosh sepse unë jam shumë xheloz për ty. Tani kam mëse një vit në shtëpi, si shtëpiaket e dëshpëruara, dhe ai vazhdon të më përmëndi të kaluarën time. Po ha veten time me dhëmbë dhe po duroj. Nuk e di se sa do te vazhdojë kjo situatë që është bërë e padurueshme për mua…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Dashuria me rusen po më ndan nga e fejuara

Next Post

Integrimi kulturor, treni më i shpejtë drejt integrimit Europian

Advertisement