Janë të shumta studimet që bëhen për seksin dhe çiftin,
por do të preferoja të mos isha në dijeni për rezultatet e disave prej tyre…
sepse, ose më deprimojnë, ose ma shpifin.
1. Anglia është shteti ku përdoren më shumë lodrat seksuale. Në fakt, 94% e tyre thonë se kanë pasur apo përdorur një lodër të tillë.
Pse nuk e çaj kokën: Sepse atje banon motra ime…
2. Për Shën Valentin, 38% e burrave kanë pritur më shumë se 30 minuta te dyqani i luleve.
Pse nuk e çaj kokën: Sepse 100% e grave kanë pritur me ditë të tëra që një djalë t’i merrte në telefon.
3. Sipas një studimi britanik, 52% e të sapomartuarve nuk bëjnë dashuri gjatë natës së parë të martesës.
Pse nuk e çaj kokën: Sepse mua më pëlqen të bëj dashuri në mëngjes.
4. Momenti i preferuar i çifteve për të bërë dashuri është të shtunën në orën 19.37, sipas një studimi të realizuar nga firma angleze, Lovehoney, në janar 2014.
Pse nuk e çaj kokën: Sepse prindërit më thonë shpesh të mos kthehem në shtëpi para orës 20, të shtunën.
5. Sipas një studimi hollandez, të Universitetit të Groningenit, 80% e grave që mbajnë çorape gjatë dashurisë e arrijnë orgazmën, kundrejt vetëm 50% të atyre që nuk mbajnë çorape.
Pse nuk e çaj kokën: I vesh çorapet të ndryshme nga njëra-tjetra (nëse kjo merret parasysh).
6. 10% e grave i kanë filmuar seancat e tyre të seksit.
Pse nuk e çaj kokën: Sepse ua kam dhënë kameran borxh disa shoqeve dhe nganjëherë, nuk duhet t’i dish të gjitha…
7. Studiues të Universitetit të Kalifornisë kanë zbuluar se burrat që ndihmonin në punët e shtëpisë bënin 50% më pak seks se të tjerët.
Pse nuk e çaj kokën: Sepse në takimin e parë, rrallë e pyet tjetrin nëse di të bëjë punë shtëpie.
8. 75% e francezëve kanë tradhtuar të paktën një herë dhe 35%, deklarojnë se do të tradhtonin, nëse do të ishin të sigurtë se tjetri nuk do ta merrte vesh kurrë, sipas një studimi të Gleeden IFOP.
Pse nuk e çaj kokën: Sepse nuk jetoj në Francë dhe ka pak shanse të lidhem me një francez.
9. Sipas një studimi të kryer në Angli, një nga 4 gra deklaron se e kanë qëlluar me shpullë në të pasme.
Pse nuk e çaj kokën: Sepse jam xheloze dhe ende po pres timen!
10. Të bësh dashuri të bën më inteligjent, sipas dy studimeve të bëra në vitin 2013, një në SHBA dhe tjetri në Korenë e Jugut, të botuara në revistën “Atlantic”.
Pse nuk e çaj kokën: Sepse kam atë që më duhet (përsa i përket inteligjencës).
11. Kohëzgjatja mesatare e një raporti, sipas një studimi të firmës për lodra seksuale, LELO, është 32.5 minuta, duke përfshirë edhe lojërat paraprake. Në vend të parë janë brazilianët me 46 minuta dhe në të fundit, australianët, me 10 minuta.
Pse nuk e çaj kokën: Sepse tani është vonë. Po ta kisha ditur më parë, do të isha martuar me një brazilian, jo me një “australian”.