Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Plagë që po më dhemb shumë

Ndryshe nga herët e tjera,

sot ndjeva një boshllëk shumë të madh

dhe vendosa të shkruaj në gazetën tuaj…

Advertisement

Nuk e di, ndoshta dikush më kujtoi të kaluarën me ty, babi dhe u mallëngjeva, më mbyti malli. Për një moment të vetëm më erdhën në mendje gjithë këto fjalë që nisa t’i shkruaj këtu…

Si shumë të tjerë në Shqipëri, edhe babai im mori rrugën e kurbetit për një jetë më të mirë, në vitet ‘91-‘92. Ai jetonte në një qytet të madh në Veri të Italisë dhe unë e shihja shumë pak, një ose dy herë në vit. Këto ishin mundësitë…

Po jetoja një fëmijëri të bukur si çdo fëmijë tjetër, duke luajtur e duke u zbavitur me lojëra të ndryshme, por gjithçka e ndryshoi jetën time në vitin 2003, kur mbusha plot 11 vjeçe, kurse vëllai im, qe 3 vjet më i vogël sesa unë. Isha akoma fëmijë dhe nuk e dija se, që nga ajo kohë, nuk do të isha më e lumtur. Ra telefoni dhe unë vrapova me shpejtësi sepse e dija që po merrte babi. Fola me mall. Ai më pyeti: “Çfarë po bën, shpirti i babit? Si je? Vëllai e mami, mirë? Me shkollë, si po ia kalon?”. U përgjigja: “Të gjithë mirë jemi, babi, po ti kur do të vish? Na ka marrë malli të gjithëve shumë…”. Kështu i thoja gjithmonë. Ndërsa kërkoja nëpër dhoma për të gjetur mamin, që nuk ishte aty, për çudi, telefonata u mbyll. Nuk e dija se ishte hera e fundit që po flisja me babin. Kurrë s’e mendoja. Ndoshta ai kishte një parandjenjë që mund të ndodhte diçka. Kur erdhi mami, i tregova dhe i ramë telefonit përsëri, por nuk përgjigjej njeri. Me shpresën se do të ishte në punë, mami tha se do ta provonte përsëri më vonë. Kështu, kaluan disa orë dhe e mori përsëri në telefon. Atëhere arritën të flisnin dhe, sikur ta ndjente çfarë do të ndodhte, ai i thoshte mamit: “Kujdes kalamajtë”, sikur po i linte amanetet e fundit prej së largu. Në mes të muajit maj, ndodhi aksidenti. Ai ndenji disa ditë në koma e nuk mundi dot të shpëtonte. Falënderoj të gjithë ata që i ndenjën afër në momentet e fundit të jetës, por mallkoj atë vend që i mori jetën përgjithmonë…

Kur na lajmëruan, telefonin e ngriti mami dhe pas një “alo”-je, dëgjova një ulërimë të fortë që i doli nga shpirti. Ishte një britmë e fuqishme nga zemra e saj. Vrapova pranë saj dhe e pyeta se çfarë kishte ndodhur, por ajo nuk fliste fare, vetëm më shikonte dhe qante pa pushim. U ula në gjunjë në tokë pranë saj dhe iu përgjërova: “Mami, të lutem, më trego, çfarë ka ndodhur?”. Ajo nuk fliste, por vetëm më shikonte e qante. Lotët e saj më vrisnin. Nuk doja ta shihja kurrë në atë gjendje. Papritmas, më tha e përlotur një fjali: “Shpirti i mamit, tashmë jemi tre, vetëm unë, ti dhe vëllai”. Nuk e kuptoja dot çfarë kishte ndodhur, por fillova edhe unë të qaja bashkë me të. Ditët kalonin dhe shpresa që babi të shpëtonte ishte e madhe, por doktorët kishin bërë gjithçka që kishin në dorë e megjithatë, ai u nda nga jeta. Peng në zemër më ka mbetur që nuk munda dot t’i qëndroja pranë, në momentet e tij të fundit. Andej përgatiteshin dokumentet që trupi të vinte në Shqipëri, ndërsa shtëpia ime u vesh e gjitha në të zeza, hapi dyert e zisë. Vëllai, që ishte i vogël, qëndronte gjithmonë mbas meje e qanim bashkë të dy. Erdhi momenti që arkivoli do të vinte në shtëpi, disa të afërm të mi më larguan nga shtëpia te një i afërm, që të mos e shikoja atë skenë, por mua nuk më mbante vendi dhe ika fshehurazi me vrap duke qarë drejt shtëpisë sime. Hyra në shtëpi, megjithëse të gjithë përpiqeshin të më ndalonin. Nuk dëgjoja asnjë. Më kujtohet gjithçka si tani, që i thashë dikujt që më shtrëngoi fort pranë vetes: “Më lësho!”.

Hyra në dhomë dhe pashë njerëz të veshur me të zeza. Mami im qëndronte në krye të dhomës me lot në sy. Kur hyra brenda, e dëgjova të qante me zë: “Të erdhi vajza jote, zgjohu, hapi sytë”. Shikoja fotografinë sipër arkivolit, e putha fort dhe aty më ra të fikët. Kur u zgjova, isha bërë gjithë ujë. Po vinte ora që babin do ta përcillnim për në banesën e fundit. Një varg i madh me njerëz e shoqëronte. Jam kenare për të edhe tani, sepse ishte unik, shembull për të gjithë. Në duarm bashkë me vëllainm mbanim një buqetë ku shkruhej: “Kujtim nga fëmijët”. Vëllai më shtrëngonte fort e qante mbas meje. Jeta na dënoi në mënyrën më të tmerrshme. Falënderoj shumë nënën time ka bërë një jetë të dyfishtë, ka qenë për ne të dy edhe nënë, edhe baba dhe më dhemb shpirti kur e shikoj të mbuluar me lot në sy. Sa jetë e trishtë! Nuk resht kurrë së menduari për tim atë, për të cilin kam një plagë të madhe në shpirt. Tani ndjej më shumë dhimbje sepse jam rritur, gjërat i shikoj me tjetër sy dhe kuptoj më shumë. Jeta na dënoi si familje që të na mungonte, si thonë edhe të vjetrit, shtylla e shtëpisë, por ne do të jemi gjithmonë të bashkuar e do të luftojmë për gjithçka të mirë, që edhe ti të ndjehesh krenar për ne. Më mungon shumë e do të më mungosh deri ditën që do të jem afër teje, babi im i shtrenjtë. Faleminderit miq, që e lexuat historinë time!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Koleksion me frymëzim mbretëror dhe modern e mjaft unik nga Minna Fashion

Next Post

U paralizua në moshën 19 vjeçare!

Advertisement