Një debat virtual
ka nisur së fundmi mes reperit, Noizy dhe Olti Currit.
Ky sherr me fyerje dhe ofendime
nisi pasi Olti reagoi në lidhje me kartën e studentëve që doli pak javë më parë në dispozicion.
Në “Instastory”, Curri publikoi një foto të Noizy-t dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. “Me këtë kartën e studentit e kap me ulje bluzën Nike të Noizy-t apo jo?”, shkruante blogeri, duke ironizuar në këtë mënyrë kartën e studentit që doli vetëm pak javë më parë në dispozicion.
Reperi e ka lexuar këtë postim dhe ka vendosur që t’i përgjigjet Oltit, duke e quajtur edhe gay në statusin e tij.
“Olti Curri 😙 rob I dështum nga jeta 😉 s’po të them gay, se gay është Elton John, pastaj është zgjedhja jote jo e imja, gjithsesi për studentët është me ulje firma @illyrianbloodline që për 1 vit ka bërë më shumë seç do bësh ti gjithë jetën me fotot që poston nëpër Instagram me marr 50€ 😃 peace and love bro 😚 të fala gjitha portaleve tani. Ps: nuk isha aty me reklamu firmën time, isha për të firmosur një kontratë, por ti s’di çfarë janë kontratat, se je blogger”!”, shkruan Noizy në profilin e tij në “Instagram”, ku ka ripublikuar foton që kishte zgjedhur Curri.
Ky i fundit nuk ka qëndruar pa iu përgjigjur reperit, madje ai ka treguar se ka marrë edhe mesazhe kërcënuese nga fansat e Noizy-t.
“Hahahahah Noizy e paska bo përrallën për kalamajtë që e ndjekin. Do i kisha kthyer përgjigje gjerë e gjatë por të mbarojë abetaren dhe pastaj kismet. Ato lekët çoja Blerimit se mjaft luajte me lekët e huaja. Sa për seksualitetin më duket po ma lyp, por s’të ndihmoj dot. Kalo nga Elton John meqë e kishe fiksim”, ia pret Olti.