Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ta lë gruan se s’bën fëmijë?

– Problemi që kam unë është goxha i ndërlikuar,

prandaj doja një opinion tuajin.

Me gruan që kam në krah, jam i dashuruar tashmë prej 10 vjetësh.

Advertisement

Kemi qenë 5 vjet të lidhur e më pas, 2 vjet të fejuar, gjersa mbaruam shkollat dhe u martuam. E vlerësoja shumë, më bëri për vete dhe kemi shkuar gjithnjë mirë, por problemin e kam tani… Ne kemi 3 vjet të martuar dhe donim të bëheshim me fëmijë, por pavarësisht tentativave, gruaja ime nuk ngelte shtatzënë. Gruaja bënte analizat dhe më thoshte se i dilnin shumë mirë. Edhe unë bëja analiza dhe më dilnin shumë mirë. Fillova të ndihesha keq, por edhe ajo e shikoja që po binte në depresion. Më dukej absurde që s’po bëheshim me fëmijë. Para 4 muajsh gruaja më tha: “Të kam dashur e të dua marrëzisht, ama të kam gënjyer për diçka…”. Ajo ishte sterile, pra, nuk bënte fëmijë. E ka ditur prej kohësh, por s’ma ka thënë sepse s’donte të më humbiste. Sinqerisht, e prita shumë keq dhe në atë kohë e çova në shtëpin e saj, sepse duhet të më thoshte. Më pas e mora përsëri, sepse në thelb, e dua, por tani familja më është kundërvënë që ta ndaj. Unë dua vërtet të bëhem baba, dua fëmijë, por edhe gruan e dua. Nuk di si të veproj, ta ndaj dhe të shikoj për një lidhje tjetër? Si të veproj? Jam në një udhëkryq të tmerrshëm! Ju, po të ishit në vendin tim, çfarë do të bënit?

– Adoptoje një fëmijë. Gerald

– Mendoje për një moment veten të jesh babai i një fëmije të cilit mund të mos i duash nënën. Do ishte hall edhe më i madh nga ky që ke tani. Ky problem që ke tani është tërësisht i zgjidhshëm po të mendosh që ka aq shumë fëmijë që u mungojnë prindër të dashur. Roland

– Mos u ndaj me të, adopto një fëmijë te Shtëpia e Fëmijës. Po të ishe ti, si do të të vinte të të ndante gruaja?! Njoh plot çifte që s’kanë fëmijë e janë të lumtur. Bëni atë që ju do zemra dhe mos dëgjo llafet lart e poshtë. Ju uroj lumturi në jetë. Diana

– Mos bëj gabimin fatal ta ndash! Sot është e vështirë të gjesh dashurinë e vërtetë dhe ajo të bën të kalosh çdo pengesë. Nuk është faji i saj që nuk bën fëmijë. Po të ishe ti, a do të vuaje sikur ajo të të linte?! Për mendimin tim, s’duhet diskutuar fare kjo gjë se është gjëja më e ulët. Atë e di tjetërkush dhe ajo s’ka faj. Pse, ajo nuk dëshiron të bëhet mama? Po tani, të dënohet dhe të të humbasë edhe ty?! Nuk e ke çuar ndonjëherë ndërmend se çfarë do të bëje po ta lije dhe të merrje një tjetër që të mos e duash, ama të bëjë fëmijë? Çfarë do t’i dhuroje fëmijës?! Familje kot! Mbaje gruan dhe mos e ndaj, biresojeni një fëmijë se ka plot që vuajnë për një familje. Ervis – Luljeta.

– E ke vënë veten në vend të saj? Sikur të ishe ti ai që nuk bëje dot fëmijë? Si do të reagoje nëse ajo do të të braktiste? Estela

– Po ta doje me vërtetë, as që do ta diskutoje këtë gjë. Lori

– Gjynah ta ndash… adoptoni një fëmijë. Elona

– Po të isha në vendin tënd, do ta mbaja gruan dhe po të jetë e mundur të merrni një fëmijë te të afërmit dhe ta birësoni. Fat të mbarë! Leonard

– Nëse është dashuria në mes, për mua, mos e ndaj. Fëmija është kurora e dashurisë, por Zoti ka vendosur kështu për ju. Pastaj, mendo sikur të ishit ju që nuk bëni fëmijë, si do të ndiheshit. Rudina

– Adoptoni një fëmijë dhe e mbyllni hallin. Dashuria mes njëri-tjetrit mbi të gjitha. Matilda

– Ti gruan e ke marrë për vete apo për familjen që vendos familja jote? Adopto një fëmijë nëse e dashuron siç thua. Këto janë sakrificat e dashurisë. Elezi

– Unë them mos e ndaj zemrën që ke, dashuria e parë është e bukur, jo e dyta. Mbaj gruan që ke se do bëhesh pishman. Panos

– Jo adoptim. Merre edhe një tjetër, s’ka gjë të keqe. Avni

– Në fakt, s’duhet me të dashtë ajo ty. Bëni s’bëni fëmijë janë punët e Zotit, të gjesh dikë që duhesh tamam, është e vështirë. Fëmijën adoptojeni dhe shpëtoni një jetë. Edra

– Fëmija është dhuratë e Zotit. Në qoftë se e do vërtet, mos e lër se ajo është dashuria jote. S’duhet ta ndëshkosh dhe ti në këtë mënyrë. Po të isha në vend të asaj, s’do të të doja më! Eldor

– Edhe fëmijë të bënit, një ditë do largoheshin (do martohen) dhe do ngelje vetëm me gruan duke kaluar dhe mbështetur njëri-tjetrin në pleqëri. Po pastaj kur do vinte ajo ditë, do vlerësoje më shumë gruan apo fëmijët? Duaje gruan tënde. Sa për fëmijët janë me qindra ata që presin një familje të ngrohtë t’i adoptojë. Dëgjo zemrën tënde. Viktoria  

– Mbaj dashurinë që ke, s’të vjen më një rast i tillë që të duheni. Sa për fëmijë, adoptoje një. Agroni

– Ajo ka bërë gabim që s’ta ka thënë në fakt, por ti vëre veten në vendin e saj… Nëse s’do të bëje ti fëmijë, a do të të vinte mirë ty e familjes tënde të të linte ajo? Silva

– Këto janë gjëra të natyrshme që ndodhin në jetë. Në qoftë se ekziston një dashuri e fortë mes jush, nuk ka vend të diskutohet për ndarje. Ngelet të vendosni së bashku se si duhet të veproni për ndërtimin e jetës suaj, qoftë pa fëmijë ose me adoptimin e një apo më shumë fëmijëve. Ju uroj ta zgjidhni pa komplekse këtë problem, në dobi të dashurisë që keni për njëri-tjetrin. Flamuri.

– Mos e humbni dashurinë dhe në të njëjtën kohë, kërko të kesh edhe fëmijën tënd, se shkenca sot po bën hapa të papara edhe në këtë fushë. Ose, në fund të fundit, adoptojeni. Dashamir Sudi.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shkova në shtrat me profesorin

Next Post

10 gjëra që duhen evituar pas seksit

Advertisement