Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pse pinë gratë dhe vajzat?

– I nderuar Dr. Demiri,

jam kamariere në një lokal nate te Blloku

dhe trishtohem kur shoh gra e vajza,

Advertisement

madje nga familje të mira që pinë pije alkoolike e duhan në nivele të rrezikshme për shëndetin. Kur iu luta një vajze të re që të mos pinte më, pronarja më dëgjoi dhe më tha: “Ti do që të të heq nga puna? Në mos këtu, atje ato do të pinë, tha ajo, madje të tjerat pijnë edhe drogë. Jepi vajzës të pijë!”. Dua t’ju pyes doktor, pse pinë gratë dhe vajzat?!

Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist:  – Faleminderit për letrën, si dhe për shqetësimin tuaj human e të drejtë. Një psikoterapise angleze, Adrianna Irvine, ka shkruar se të pirët për “qejf” ushqehet nga ndjenja të fshehura depresioni. Më tej, ajo vijon: “Shumë nga këto vajza të reja që pinë, nuk ma tregojnë dot mua pse-në, pasi ato nuk e dinë as vetë. Nuk është një proces i menduar, por një proces i ndjerë. Të pirët vjen nga dëshpërimi, zemërimi, dhimbja dhe nga papunësia e vetmia. Po të gërmojmë më thellë, kjo është deri diku e vërtetë për të gjithë. Dhe, këto gra futen si pa e kuptuar në një rreth vicioz të pamundur për ta prishur më pas pa humbur dinjitetin apo miqtë…”.

Tek po citoj këto fjali, tani që po shkruaj këtë përgjigje, po imagjinoja disa vajza të reja që lëkunden deri në mëngjes nëpër klube nate dhe të nesërmen me dhimbje koke e me sytë e skuqur pyesin veten: “Po sikur të kenë mbetur shtatzënë e nuk dihet se me kë?”. Raste të tilla nuk janë të pakta gjatë këtyre 20 viteve kur industria e alkoolit dhe e drogës, bashkë me të këqijat e tjera të “civilizimit”, u futën si pa “doganë” në Shqipërinë e hapur me botën. Kur e pyeta psikologen Alma Pacani se përse pinë gratë, ku i çon pija dhe cila është terapia kundër pijes, ajo u përgjigj si më poshtë:

1. Është fatkeqësi për ato gra e burra për të cilët ikja nga realiteti nëpërmejt alkoolit, drogës, duhanit është bërë si një lloj “zbavitjeje” e ndoshta edhe e vetmja. Kjo është vërtet e trishtë.

2. Atyre që i “dorëzohen” alkolit, në fakt, u mungon besimi në vetvete. Po ashtu, edhe disa që konsumojnë shumë duhan, kafe të shutma, në të vërtetë nuk e bëjnë këtë gjë nga “uria” për këto substanca, apo për drogërat, por më shumë sepse ndihen të pafuqishëm para jetës e përgjegjësive që ndjejnë.

3. Pirja, megjithëse prodhon paksa eufori, në fakt, është krejt e përkohshme dhe siç ka thënë psikoterapistja angleze, nevoja për të pirë, ushqehet nga ndjenja të fshehura depresioni që vijnë nga mossuksesi, dëshpërimi, zemërimi, dhimbja apo vetmia.

4. Fatkeqësisht, është përhapur mendimi se një apo dy gota birrë apo verë nuk të bëjnë keq, por e keqja më e madhe është fillimi i “vesit” të të pirit, i cili po u bë zakon, ec e hiqe pastaj, aq sa populli ka edhe një shprehje të tillë si “shpirti del, huqi nuk del”, ndaj për të gjitha këto arsye edhe te Kurani i shenjtë, alkooli trajtohet si harram, aq sa nuk lejohet as të ulesh në një tryezë me ata që e pinë. Kurse për duhanin nuk flitet pasi duhani nuk ka qenë shpikur në ato kohëra dhe “gjetja” e tij konsiderohet si e keqja e madhe që i është bërë njerëzimit gjatë shekujve. Psikologia Alma Pacani e cila ka bërë me mjaft klientë seanca me psikoterapi për t’i çliruar nga varësitë, në një studim, shkak kryesor të varësive ka quajtur kotësinë, mungesën e motivimit si dhe tek adoleshentët, një dëshirë për t’u dukur, duke kujtuar se të pirët të rrit popullaritetin, sidomos ata të cilët ndjehen sadopak ankthiozë e josocialë. Ndaj edhe për heqjen e këtyre varësive, për çmontimin apo “çmësimin” e tyre, psikologe Alma, vendin kryesor pas psikoterapisë, ia jep punoterapisë, “gjetjes” së vetes në aspektin shoqëror, si funksionim, si njeri të dobishëm e veprues në mikro e makromjedis. Gjatë seancave me psikoterapi, kjo psikologe, kam parë që përdor me mjaft sukses një “Mjet psikologjik” i cili titullohet “Rreziku”. Këtë mjet, ne psikologët e përdorim për të gjithë ata klientë që kanë krijuar varësi nga alkooli, droga, bixhozi, duhani, seksi apo çdo lloj tjetër varësie e tepruar dhe e dëmshme. Ne ia kërkojmë klientit të na thotë se çfarë di ai për këto dhe a ka marrë ai parasysh pasojat jo vetëm shëndetësore, por edhe në planin shoqëror dhe klienti na i thotë ato. Atëhere ne ia plotësojmë edhe më mirë informacionin, duke ia shtuar aftësitë e të kuptuarit me psikoterapi konjitive dhe pasi e kemi bërë këtë, i themi: “Tani, supozoje veten në fund të jetës tënde në “shtratin e vdekjes” dhe “shikoji” këto pasoja te vetja, “qaj” e vuaj për ato që ti i shkaktove vetes. Bëje këtë gjë tani…”. Më pas i themi: “Tani, “zgjohu”, gëzohu e qesh për të mos e çuar dëm të tashmen e për të mos ardhur abuzimi deri aty sa nuk ka më kohë dhe as nuk mund të kthehesh më mbrapsht, as për moshën e as për mundësitë që i pate e nuk i shfrytëzove…”. Ka klientë të cilët aq “thellë” futen në këto përjetime sa tani i zë ankthi vetëm duke i menduar pijet apo drogën e jo më duke i përdorur. Kjo lloj frike e “bukur”, do ta quaja, është edhe fillimi i ndryshimit, pika e tyre e kthesës dhe funksionim i “Mëshirës” për t’i shpëtuar këta njerëz. Të tjerët i pret rreziku i sigurtë, jo ai imagjinues, por ai i vërtetë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Këshillat e stilistes Afërdita Shehi: Si të vishesh, që të dukesh sa më e dobët?

Next Post

Si të keni shikim të mirë edhe pas të 35-ave?

Advertisement