Ju vjen për të vjellë ose keni dhimbje edhe kur hani ushqime të mira?
Çfarë e shkakton këtë ndjesi?
Ne kemi pyetur disa mjekë gastro-enterelogë në lidhje me problemet e stomakut dhe, ja përgjigjet e tyre:
– Kam shpesh dhimbje stomaku pasi kam ngrënë, pavarësisht nëse kam ngrënë një sallatë të lehtë, apo një picë të rëndë. Pse ndodh kjo?
– Shkak për këtë dhimbje mund të jetë ulçera. Mos pi shumë aspirina apo ibuoprofen? Përdorimi i shumë ilaçeve kundër dhimbjeve mund të shkaktojë ulçera. Mbase mund të keni një problem me fshikëzën e tëmthit, organi kur ruhet vreri. Vreri është i rëndësishëm sepse ndihmon në tretjen e yndyrnave dhe, nëse keni gurë në tëmth, ose tëmthi nuk punon si duhet, mund të kesh shqetësime në stomak pasi ha bukë, sidomos nëse ha një vakt me yndyrë. Ekzistojnë analiza për të dyja rastet, që doktori juaj të kuptojë se cili është shkaku.
– Pse kam rregullisht diarre?
– Mund të keni një infeksion, një parazit apo alergji ndaj një ushqimi, si për shembull, ndaj glutenit. Kërkojini doktorit t’ju bëjë një analizë gjaku, që të kontrollojë për një intolerancë ndaj glutenit. Gjithashtu, duhet të ndiqni një dietë, të ashtuquajtur dietë eliminimi, të drejtuar nga një dietist (eliminoni një nga një ushqimet që mund t‘ju bëjnë keq). Kjo është një mënyrë e mirë për të filluar, por shpesh ushqimi është thjesht një “spekatator i pafajshëm” që tregon se diçka po ndodh në sistemin tuaj tretës.
– Kur kërkova në internet simptomat e mia, gjeta shumë informacion që kishte lidhje me sindromën e zorrës së trashë të irrituar (IBS). A mund të jetë kjo?
– Është e mundur. Karakteristikat e IBS-së janë dhimbja kronike e barkut dhe bezdia, pa ndonjë shkak të caktuar. Disa thonë se afro 10% e grave vuajnë prej saj. Unë mendoj se shumë njerëz, të cilëve u kanë thënë se kanë IBS, në realitet, kanë probleme të tjera të padiagonistikuara. Për shembull, sëmundja e Crohnit dhe sëmundje të tjera të zorrëve kanë të njëjtat simptoma me IBS. Edhe nëse ndjeheni si të fryrë, mund të jetë një inflamacion i shkaktuar nga disa ushqime, të cilat trupi juaj nuk i pëlqen. Ndryshimet në dietë mund të ndihmojnë në këtë drejtim. Merrni në konsideratë edhe diçka tjetër: Keni marrë antibiotikë kohët e fundit? Këto ilaçe mund të krijojnë një shpërpjestim te bakteriet e stomakut dhe mund të shkaktojnë diarre.
– Vrasja e bakterieve nuk duhet të më bëjë të ndjehem më mirë?
– Jo gjithmonë. Në rastin e infeksioneve serioze bakteriale, antibiotikët janë të nevojshëm, sigurisht, por ata mund të shkaktojnë edhe probleme. Janë me miliarda bakteriet që jetojnë në sistemin tuaj tretës tani; një pjesë të mira dhe një pjesë, të dëmshme. Një pjesë e madhe e sistemit tuaj imunitar ndodhet një cipën që vesh stomakun dhe balancimi i mirë i bakterieve, e ndihmon atë të punojë siç duhet. Antibiotikët vrasin jo vetëm bakteriet e këqija, por edhe ato të mirat, që ju ndihmojnë të tresni ushqimin dhe ju mbrojnë nga disa sëmundje. Edhe marrja e ilaçeve që bllokojnë aciditetin e stomakut, mund të inkurajojë bakteriet e këqija.
– Si ta balancoj stomakun?
– Fillojeni me ushqimin. Zgjidhni mish pa antibiotikë dhe konsumoni qumësht e kos. Mund të konsumoni edhe ushqime me fibra, si perimet jeshile dhe bishtajat. Të gjitha ato përmbajnë fibra që nuk treten në stomak, të cilat ushqejnë bakteriet e mira dhe i ndihmojnë ato të zhvillohen. Edhe ushqimet probiotike, si kosi, perimet turshi, etj., përmbajnë bakterie të mira, gjë që do të thotë se mund t’i përdorni këto ushqime për të shtuar bakteriet e mira në sistemin tuaj tretës.
– Ka ushqime që nuk duhet t’i ha, ndërkohë që përpiqem të balancoj siustemin tretës?
– Sheqeri i shumtë, yndyra dhe karbohidratet e përpunuara si patatinat dhe biskotat mund të ushqejnë, pra, shumëfishojnë bakteriet e këqija.
– Ndihmon marrja e tabletave me vitamina?
– Tableta të tilla ka në çdo farmaci, por zor se një tabletë mund ta zgjidhë problemin. Është sikur të hash ushqime të këqija dhe pastaj të mendosh se një tabletë me shumë vitamina do të zëvendësojë ushqimin e duhur. Shumë prej produkteve nuk përmbajnë bakterie të mira. Më mirë inkurajoni shtimin e bakterieve të mira, duke ndjekur një dietë të shëndetshme, me ushqime me fibra.