Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Amaneti që nuk e mbajta dot
Është më e vështirë të rrisësh djem apo vajza?
Dita e dasmës qe tmerri im!

Është më e vështirë të rrisësh djem apo vajza?

Shpesh, nënat që kanë fëmijë djem,

ankohen se është më e vështirë të rritësh djem sesa vajza,

se ata duan të vrapojnë, të ndeshen dhe të luajnë me video-lojëra.

Advertisement

Por…  hidhen nënat që kanë vajza dhe thonë se nuk është më pak e vështirë edhe me vajzat, sepse ato tani fillojnë të ndjekin modën që në moshë të vogël, duan të kenë trupin e një modeleje, kanë marrëdhënie delikate me vajzat e tjera dhe janë më sedërmëdha se djemtë. Sigurisht, çdo fëmijë është i veçantë dhe personaliteti i tij e ndihmon të perceptojë jetën. Mjedisi dhe sigurisht, familja, luajnë rolin e tyre në këtë pikë. Mënyra se si i trajtojmë djemtë dhe vajzat, që nga lindja, është shumë e ndryshme. “Ne kemi tendencë t’u flasim me zë më të ëmbël vajzave, ndërsa djemtë, kur i ledhatojmë, i hedhim në ajër”, thotë një specialist. Por është gjithashtu e vërtetë se truri i secilit seks ndryshon dhe, me kalimin e kohës, ky ndryshim shtohet, duke ndikuar në sjellje. Pra, çfarë përgjigjeje mund t’u japim prindërve që prej kohësh debatojnë se cili nga të dy sekset është më i vështirë për t’u rritur? Përgjigjen e kësaj pyetjeje do të mundohemi ta japim më poshtë…

Disiplina

Kush janë më të vështirë? Djemtë

Pse djemtë duken jo shumë të dëgjueshëm? Del se, që në lindje, shqisa e tyre e dëgjimit nuk është aq e mirë sa ajo e vajzave dhe diferenca thellohet kur ata rriten. Dëgjimi i vajzave është më i ndjeshëm dhe qendrat e tyre të të folurit në tru zhvillohen më shpejt. Kjo do të thotë se një vajzë u përgjigjet më mirë strategjive të disiplinës, si lavdërimeve ose paralajmërimeve të tipit “Mos e bëj këtë” ose “M’u përgjigj me fjalë”. Djemtë kanë tendencë të jenë më të ndjeshëm ndaj prekjeve dhe dënimi i duhur për ta mund të jetë ulja për disa minuta në një karrige. Ata, gjithashtu, shprehen më pak e janë më impulsivë dhe kjo është e dukshme sidomos në moshën e çerdhes dhe në atë parashkollore.

Këto ndryshime zhvillimi kontribuojnë që shpesh, një sjellje normale të etiketohet si problematike, ashtu siç pohojnë shumë specialistë. Raporti i fëmijëve të diagnostikuar me “çrregullime” (ku përfshihen: çrregullimet në sjellje, sëmundjet maniako-depresive, hiperaktiviteti, mungesa e vëmendjes etj.) është 5 me 1 në favor të djemve. Disa fëmijë, thonë specialistët, në shumicën e rasteve djem, thjesht kanë më shumë energji dhe kanë nevojë për më shumë mundësi për të shpenzuar këto energji dhe agresivitetin e tyre, si edhe për kufij më të rreptë. 

Siguria fizike

Kush janë më të vështirë? Djemtë

“Çdo darkë ne kemi ndeshje”, thotë nëna e 4 djemve të moshës 5-12 vjeç “dhe unë rri gjithë kohën duke u munduar ta mbaj shtëpinë-shtëpi dhe jo qendër sportive. Kafshët prej pellushi, si edhe jastëkët, përdoren për të qëlluar njëri-tjetrin”.

Sipas ekspertëve, në përgjithësi, djemtë janë më ngatërrestarë dhe agresivë. Atyre u pëlqen të rrezikojnë dhe, me sa duket, kjo ndez qendrat e kënaqësisë në trurin e tyre. Shumë prindër ankohen se duhet t’i survejojnë fëmijët nga afër dhe të mbajnë në shtëpi fasho e ankerplastë. Megjithatë, duhet ta lini fëmijën tuaj të eksplorojë botën, pavarësisht disa gërvishtjeve dhe prerjeve, pasi kjo forcon karakterin e tyre, vetëvlerësimin dhe elasticitetin. Djemtë, meqë nga natyra rrezikojnë më shumë, kanë nevojë të kufizohen pak, kurse vajzat kanë nevojë më shumë të inkurajohen. Propozoji vajzës të rrëshqasë nga një rrëshqitëse më e lartë ose të shkojë pak më larg me not. 

Komunikimi

Kush janë më të vështirë? Në fillim djemtë, pastaj vajzat

Në fillim, një bebe-vajzë duket më e interesuar për të parë ngjyrat dhe teksturën, për shembull fytyrat e njerëzve, ndërsa një bebe-djalë është më i tërhequr ndaj lëvizjeve, si për shembull, të një makine që lëviz. Këto ndryshime luajnë rol edhe në mënyrën si vizatojnë fëmijët: Vajzat kanë tendencë të përdorin gjithë ngjyrat e ylberit, ndërsa djemtë, për makinat e tyre, përdorin ngjyrën blu, të zezë dhe argjendi. Me pak fjalë, vajzat janë më të prirura ndaj njerëzve, ndërsa djemtë, ndaj veprimeve. Meqë vajzat i studiojnë fytyrat e njerëzve me shumë vëmendje, ato dinë t’i lexojnë më mirë sinjalet e tyre joverbale, si për shembull, shprehjen dhe tonin e zërit. Djemtë, jo vetëm që mësojnë të flasin më vonë se vajzat dhe përdorin fjalor më të kufizuar, por e kanë më të vështirë t’i lidhin ndjenjat me fjalët. “Ndërkohë që vajzat i tregojnë me detaje ngjarjet dhe ndjesitë e tyre, tre djemtë e mi nuk e kuptojnë fare pse i pyes: “Çfarë ndodhi aty?” apo: “Çfarë tha ai pasi ti the këtë gjë?”, thotë një nënë. 

Shënim i rëndësishëm: Meqë djemtë e mbajnë kontaktin me sytë për një kohë më të shkurtër sesa vajzat, prindërit mund të shqetësohen për sëmundjen e autizmit, meqë kjo është një nga shenjat e saj, por nënat duhet të qetësohen, sepse kjo gjë është normale dhe rrjedh nga mënyra si është ndërtuar truri i tyre. Kur vajzat bëhen 8 vjeçe ose më vonë, gjërat mund të vështirësohen. Fakti që ato i kushtojnë shumë vëmendje komunikimit, mund të bëjë që ato të harxhojnë shumë energji për këtë. Mund të lindin drama se kush nxehet dhe me kë, kush e tha dhe çfarë u tha, pse, etj. Mundohu të krijosh marrëdhënie të afërta me vajzën tënde qëkur është e vogël, në mënyrë që ajo të mësojë të vijë te ti për të kërkuar një këshillë.

Vetëvlerësimi

Kush janë më të vështirë? Vajzat

Zhvillimi i një vetëvlerësimi të shëndetshëm është diçka kritike për të gjithë fëmijët. Megjithatë, studimet kanë treguar se vajzat kanë tendencë të rriten me më pak vlerësim në vetvete dhe më të pasigurta se djemtë. Një studiues e quan këtë “fatkeqësia e të qenit e mirë dhe e ëmbël”, pra, që vajzat rriten duke synuar që t’u bëjnë qejfin të tjerëve. “Ky presion kultural për të vënë në vend të parë nevojat e të tjerëve, duke injoruar nevojat e tyre dhe duke evituar kërkimin e gjërave që kanë nevojë, i ka dëmtuar tradicionalisht vajzat”, thotë një psikolog e autor i librit “Si të rritësh fëmijë me vetëvlerësim, nga A në Z”. “Përveç faktit se një vajze i pëlqen reagimi i të tjerëve që ajo kënaq, sa më shumë i fsheh nevojat dhe dëshirat e saj për t’ua bërë qejfin të tjerëve, aq më shumë vuan vetëvlerësimi i saj”. Përkujdesja dhe ndihma ndaj të tjerëve janë virtyte për të gjithë njerëzit, por te vajzat, ky tipar është më i theksuar, duke i ndihmuar vajzat të ekspolorojnë veten dhe duke e inkurajuar të provojë gjëra të reja.

Imazhi për trupin përbën një pjesë të madhe të vetëvlerësimit dhe, megjithëse ka burra me këtë problem, ky është kryesisht një problem grash. Sot shihen gjithandej (revista, sfilata mode, filma, etj.) vajza shumë të holla, në mënyrë të panatyrshme. Ki kujdes se çfarë imazhi përcjell ti si nënë me trupin tënd, me dietat dhe fizkulturën. Është e qartë se imazhi negativ i një vajze për trupin mund të vijë drejtpërdrejt nga fakti që sheh nënën e saj duke e kritikuar veten në pasqyrë dhe duke u ankuar. Mësoje vajzën tënde të dëgjojë sinjalet e trupit të saj për urinë dhe ngopjen. Vajzat që dëgjojnë trupin e tyre, kanë tendencë të dëgjojnë instiktin e tyre edhe në fusha të tjera. Sportet janë një mënyrë e mirë që vajzat të ndërtojnë vetëbesimin dhe një vlerësim të shëndetshëm për trupat e tyre.

Shkolla

Kush janë më të vështirë? Djemtë, në shumicën e rasteve

Djemtë dhe metodat moderne të shkollimit nuk shkojnë shumë bashkë. Në moshë të hershme, shumica e djemve qëndrojnë prapa vajzave në zhvillimin e vëmendjes, vetëkontrollit dhe disa aftësive të tjera. Nga ana tjetër, nëpër kopshte tani i kushtohet më shumë vëmendje studimit të librave, sesa muzikës, punës me plastelinë, vizatimit me gishta apo ushtrimeve fizike që dikur i ndihmonin fëmijët e lëvizshëm të integroheshin më mirë me shkollën. Një fushë ku djemtë janë më mirë se vajzat është mësimi i orientimit në hapësirë, pra, në lëndë të tilla si gjeometria. Vajzat mund të përdorin pjesë të tjera të trurit të tyre për të perceptuar hapësirën. Prindërit duhet t’u paraqesin edhe djemve, edhe vajzave, mundësi të ndryshme (pa presion) për të provuar fusha të tjera sfiduese.

Si përfundim, me konsensusin e përgjithshëm, duket se djemtë të shkaktojnë më shumë kokëçarje në moshë të njomë, ndërsa vajzat janë më sfiduese në moshën e paraadoleshencës.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Amaneti që nuk e mbajta dot

Next Post

Dita e dasmës qe tmerri im!

Advertisement