Sapo keni bërë dashuri dhe atmosfera e intimitetit,
afërsisë e tensionit emocional është ende rrotull jush.
Nuk ke fituar akoma zotërimin e plotë të trupit tënd
dhe je duke shijuar atë molisje të këndshme që shkon përtej kohës dhe hapësirës. Por kujdes, sepse rikthimi në realitet është i shpejtë e i beftë dhe gjithë ajo magji dhe afërsi që u krijua gjatë aktit seksual, shuhet për një sekondë. Evitoni pra analizat e detajuara dhe paranojake mbi performancën në shtrat, kohëzgjatjen dhe rezistencën, fjetjen ngjitur pas njëri-tjetrit, diskutimet shumë të ndërlikuara. Sidomos gratë duhet ta kuptojnë se burrat janë ndryshe nga ato; nëse i zë gjumi, nuk ndodh sepse janë egoistë dhe të pandjeshëm, por është reagimi i tyre fiziologjik. Gratë duan menjëherë konfirmime, të ndjejnë dashurinë e partnerit, por sidomos, një racion të dyfishtë përkëdheljesh. Megjithatë, burrat nuk janë kështu, nuk të thonë “të dua” dhe nuk të mbysin me puthje e përkëdhelje; duan vetëm të relaksohen dhe të shijojnë momentin. Pikërisht sepse u ka pëlqyer! Dhe nëse vështrimi i tyre është i drejtuar në boshllëk, nuk janë duke menduar për asgjë, pra, më mirë mos i pyesni. Burrave nuk u pëlqejnë ndërlikimet. Sa më parë të kuptoni se janë më të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë se gratë, aq më shumë zgjimi pas seksit do të jetë i këndshëm për të dy. Ja pra cilat janë 10 gjërat që duhet të evitoni pasi keni bërë dashuri…
1. Të analizoni atë që sapo ndodhi
Evitoni kategorikisht të filloni komentet e tipit: “Të pëlqeu?”, “Kësaj radhe zgjati”, ose e kundërta “Mund ta zgjasje më shumë”, ose “Nuk e arrita orgazmën”… Stop analizave të detajuara mbi performancën seksuale, kohëzgjatjen dhe rezultatet! Kritikat duhen evituar; mund të thoni vetëm fraza që shprehin kënaqësi.
2. T’i ktheni kurrizin tjetrit
Kjo gjë vlen sidomos për burrat, pasi vështirë të gjesh një grua që pasi ka bërë dashuri, të kthehet nga ana tjetër! Edhe nëse ndiheni i lodhur nga performanca juaj e shkëlqyer, mundohuni t’i mbani sytë hapur, të shihni partneren dhe të zgjasni atë gjendje pozitive dhe atë kontakt psiko-fizik të krijuar gjatë marrëdhënies seksuale.
3. Të hapni celularin
Është e vërtetë që kalojmë gjithnjë e më shumë kohë duke treguar për jetën tonë në rrjetet shoqërore, në vend që ta jetojmë më shumë, megjithatë, të paktën pasi të keni bërë dashuri, mundohuni të mos hapni celularin për t’i hedhur një sy Facebook-ut, për t’iu përgjigjur një mesazhi ose për të dërguar një e-mail pune. Do të ishte fare pa vend. Telefoni duhet të qëndrojë larg shtratit.
4. Të thoni gjëra pa vend
Harrojeni që mund t’i shkëpusni partnerit një “të dua”, përkëdhelje apo fraza të sheqerosura. Nëse ju duket se po sheh kot në boshllëk, atëhere mos e pyesni më kot se çfarë po mendon, pasi mund të mos mendojë për asgjë. Nëse nuk doni ta largoni nga vetja, evitoni diskutime të tilla, të tipit: “Le të bashkëjetojmë”, ose të kërkoni konfirmime të tipit “Je i dashuruar me mua?”. Burrat, pasi kanë bërë seks, duan vetëm të relaksohen.
5. Të pini duhan
Ja një skenë klasike: Pasi ke bërë seks, të ndezësh një cigare. Nëse e bëni të dy është tjetër gjë, por nëse e bën vetëm njëri, gjërat ndryshojnë. Mos pini duhan nëse nuk doni të filloni diskutime të kota mbi erën e duhanit që depërton në dhomën e gjumit, çarçafët e djegur apo taketuken që duhet zbrazur.
6. Të shkoni menjëherë në banjë
Pas përqafimit përfundimtar dhe pasi të jeni qetësuar, për dikë mendimi i parë është të shkojë në banjo “për t’u pastruar” nga mëkati i sapobërë, ose për të hequr prezervativin e urryer dhe për t’u larë. Shijoni më mirë këtë përqafim përfundimtar dhe prisni një moment para se të shkoni në tualet…
7. Të duash me çdo kusht të flesh i përqafuar me tjetrin
Në kurriz të njëri-tjetrit apo në krahët e partnerit, pozicioni klasik, në të cilin as nuk mund të marrësh frymë mirë dhe kur partnerit i duhet të durojë peshën mbi gjoks, ose të mbështesë fytyrën pas kurrizit me kocka të gruas. Pikërisht për këtë nuk duhet ta detyroni të flini gjumë në këtë pozicion, vetëm e vetëm për faktin se kështu duhet të jetë…
8. Të visheni dhe të ikni
Të bësh dashuri nuk është si një takim te dentisti! Edhe sikur të jeni dashnorë dhe ta keni me nxitim për t’u veshur, për të ikur dhe për t’u kthyer në jetën tuaj paralele, kjo e veshur është një ftesë që të bëjë edhe tjetri të njëjtën gjë, duke e fshirë marrëdhënien seksuale me një “ciao” dhe me një puthje në faqe.
9. Të ndizni televizorin
Kthimi i nxituar në realitet dhe në zhurmën e aparateve elektroshtëpiake mund të presë. Ndezja e televizorit është një gjest i paedukatë, aq më tepër pastaj nëse njëri kërkon ta fikë dhe tjetri, ngre volumin e zërit…
10. Më fal, po si quhesh?
Kjo është për ata që sapo kanë kaluar një natë seksi me një të panjohur deri para një ore. Tani që idili fizik ka mbaruar, ndjen menjëherë nevojën ose thjesht kureshtinë për t’i dhënë një identitet atij/asaj që ke në krah…