Doni të keni trup të bukur dhe tonik? Provojeni me… kërcim!
1. Kërcimi i sallës
Quhen kështu kërcimet si valsi, rumba, etj. Është i mirë për tonifikimin e kofshëve dhe të pasmeve. Djeg 200-400 kalori për 30 minuta.
2. Svving
Ky kërcim i shpejtë, i përshtatshëm për çiftet, kërkon shumë energji dhe e bën zemrën të rrahë fort, përmirëson teknikat e frymëmarrjes dhe ushtron gjithë trupin. Për të përparuarit, që bëjnë lëvizje të ndërlikuara, stërvit muskujt e supeve dhe gjoksit.
3. Salsa
Është një nga kërcimet më të përshtatshme për të djegur kalori, falë ritmit të shpejtë. Salsa është një nga alternativat më të mira ndaj palestrës (së mërzitshme). Tonifikon kofshët, të pasmet dhe përmirëson qëndrimin e trupit.
4. Hip-hopi i rrugës
Ky kërcim plot energji forcon trupin, përmirëson ekuilibrin dhe ushtron edhe muskujt e barkut.
5. Baleti
Lëvizjet e studiuara dhe të hijshme të baletit ndihmojnë në forcimin e muskujve, ndërsa lëvizjet e shpejta të këtij kërcimi klasik janë një ushtrim shumë i mirë kardio (për djegien e kalorive).
6. Pole dancing
Pole dancing, ose kërcimi i striptizës rrotull një hekuri është një nga më të vështirët. Ai tonifikon trupin, përmirëson qëndrimin e trupit dhe djeg kalori, po aq sa edhe vajtja në palestër. Është një nga kërcimet që stërvit më shumë grupe muskujsh, sepse ushtron pjesën e sipërme të trupit, por edhe kofshët, krahët dhe muskujt e barkut, së bashku me të pasmet.
7. Tango
Lëvizjet e tangos varen nga muzika, ritmi i së cilës ndryshon vazhdimisht, gjë që kërkon një ekuilibër të shkëlqyer, qëndrimin e duhur të trupit dhe sinkronizim të lëvizjeve. Ushtron dhe forcon këmbët, ndërkohë që ushtrohen mjaftueshëm edhe muskujt e pjesës së sipërme të trupit.
8. Flamenko
Lëvizjet ritmike të flamenkos janë jo vetëm të hijshme, por edhe shumë të mira për trupin, me të njëjtin rezultat si gjimnastika aerobike.
9. Zumba
Zumba është një nga kërcimet më popullore të palestrës në ditët e sotme, sepse kombinon zbavitjen me kërcimin e fuqishëm, të përshtatshëm për të djegur kalori dhe për të tonifikuar kofshët e të pasmet. Përbën një nga alternativat më të mira ndaj aerobisë.
10. Xhazi
Një kërcim i shkëlqyer për fillestarët, i përshtatshëm edhe për moshat e mëdha…
11. Kërcimi i barkut
Lëvizjet ciklike të krahëve, legenit, mesit, gjoksit, këmbëve dhe të pasmeve, janë stërvitja më e mirë për gjithë trupin.
12. Burlesk (ose kabare)
Kërcimi burlesk tonifikon trupin dhe është shumë i mirë për fillestarët.
13. Samba
Djeg kalori duke u zbavitur, pasi është një kërcim me të cilin trupi është gjithmonë në lëvizje dhe ato janë të shpejta.
14. Bollivudi
Është një kërcim i vështirë, që e vë theksin te qëndrimi i trupit. Nevojiten kërcimtarë me eksperiencë për të realizuar koreografinë e vështirë të kërcimit, por është një gjimnastikë shumë e mirë për trupin.
15. Fokstroti
Fokstroti ka shumë lëvizje të qeta, megjithatë ndihmon në tonifikimin e trupit dhe sidomos, të këmbëve e kyçeve të këmbëve. Është më shumë kërcim me “ecje” dhe i përshtatshëm për fillestarët.
16. Tip tap
Një tjetër kërcim i përshtatshëm për fillestarët, pasi është e lehtë të mësosh hapat bazike dhe sigurisht, të ushtrohesh duke u zbavitur.